Skip to comments
Događaj u razvoju
Lamine yamal

Dy asistime dhe një tjetër paraqitje vendimtare, Lamine Yamal udhëheqi Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal nuk shënoi gol në fitoren 4-1 të Barcelonës ndaj Galatasarayt, por ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit të katalunasve, duke regjistruar dy asistime në këtë përballje.Ylli spanjoll dha kontribut të drejtpërdrejtë në dy gola të rëndësishëm të Barcelonës në pjesën e dytë, kur skuadra e drejtuar nga Hansi Flick përmbysi rezultatin dhe siguroi një fitore bindëse në udhëtim. AI u shpall nga UEFA, si "Lojtar i ndeshjes".Pas ndeshjes, Yamal u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke theksuar se Barcelona kishte luajtur mirë edhe në pjesën e parë, pavarësisht se Galatasaray kishte shënuar nga një prej rasteve të krijuara. “Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Ne luajtëm mirë edhe në pjesën e parë. Ata patën një shans dhe shënuan. Ne arritëm të riktheheshim dhe kjo ishte shumë e rëndësishme”, deklaroi Yamal për “Movistar”.Talenti i Barcelonës pranoi se skuadra duhet të përmirësohet në vendimmarrjen në fazën përfundimtare të aksioneve, veçanërisht në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.“Mendoj se në Ligën e Kampionëve, kur luajtëm mirë në disa situata, nuk morëm vendime të mira në të tretën e fundit. Kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë. Në këtë stadium, me këtë atmosferë, nuk ishte e lehtë, por jam shumë i lumtur”, shtoi ai.Me këtë fitore, Barcelona vazhdon me bilanc të përsosur në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve dhe, sipas raportimit të Marcas, aktualisht kryeson renditjen. Sporting dhe Arsenali janë skuadrat e tjera që kanë fituar dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e së mërkurës mund të ndryshojnë renditjen. Për Barcelonën, përveç rezultatit bindës, një tjetër sinjal pozitiv është forma e Lamine Yamalit, i cili edhe kur nuk shënon, vazhdon të bëjë diferencën me kreativitetin dhe pasimet vendimtare. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Dy asistime dhe një tjetër paraqitje vendimtare, Lamine Yamal udhëheqi Barcelonën në Ligën e KampionëveFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Lamine Yamal nuk shënoi gol në fitoren 4-1 të Barcelonës ndaj Galatasarayt, por ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit të katalunasve, duke regjistruar dy asistime në këtë përballje.Ylli spanjoll dha kontribut të drejtpërdrejtë në dy gola të rëndësishëm të Barcelonës në pjesën e dytë, kur skuadra e drejtuar nga Hansi Flick përmbysi rezultatin dhe siguroi një fitore bindëse në udhëtim. AI u shpall nga UEFA, si "Lojtar i ndeshjes".Pas ndeshjes, Yamal u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke theksuar se Barcelona kishte luajtur mirë edhe në pjesën e parë, pavarësisht se Galatasaray kishte shënuar nga një prej rasteve të krijuara. “Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Ne luajtëm mirë edhe në pjesën e parë. Ata patën një shans dhe shënuan. Ne arritëm të riktheheshim dhe kjo ishte shumë e rëndësishme”, deklaroi Yamal për “Movistar”.Talenti i Barcelonës pranoi se skuadra duhet të përmirësohet në vendimmarrjen në fazën përfundimtare të aksioneve, veçanërisht në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.“Mendoj se në Ligën e Kampionëve, kur luajtëm mirë në disa situata, nuk morëm vendime të mira në të tretën e fundit. Kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë. Në këtë stadium, me këtë atmosferë, nuk ishte e lehtë, por jam shumë i lumtur”, shtoi ai.Me këtë fitore, Barcelona vazhdon me bilanc të përsosur në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve dhe, sipas raportimit të Marcas, aktualisht kryeson renditjen. Sporting dhe Arsenali janë skuadrat e tjera që kanë fituar dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e së mërkurës mund të ndryshojnë renditjen. Për Barcelonën, përveç rezultatit bindës, një tjetër sinjal pozitiv është forma e Lamine Yamalit, i cili edhe kur nuk shënon, vazhdon të bëjë diferencën me kreativitetin dhe pasimet vendimtare. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...