Foto: TelegrafiIz objave izvora
Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën e pritur mesfushorit portugez, pavarësisht se klubi e transferoi gjatë verës për të përforcuar repartin e mesfushës.Sezoni 2026/27 ende nuk kishte filluar kur Mourinho publikisht e kritikoi gjendjen fizike të Silva, duke i kërkuar të përmirësohej gjatë përgatitjeve parasezonale.“Ai u paraqit në përgatitjet parasezonale me një gjendje fizike dukshëm më të dobët dhe duhet të përmirësohet”, kishte deklaruar trajneri portugez në fillim të gushtit, ndonëse e kishte cilësuar Silva si një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën.Megjithatë, minutat e pakta që ka marrë deri më tani tregojnë se mesfushori nuk është pjesë e planeve kryesore të trajnerit. Ai ka regjistruar vetëm katër paraqitje me më shumë se 15 minuta me fanellën e bardhë dhe këto kryesisht kur Aurelien Tchouameni nuk ka qenë në gjendje të luajë nga minuta e parë. As pauza e fundit ndërkombëtare nuk i solli ndryshimin e pritur. Silva luajti vetëm shtatë minuta me Kombëtaren e Portugalisë, ndërsa në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit mbeti në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes.Silva iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë, me pritshmëritë se do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të mesfushës, por deri tani po përballet me vështirësitë e konkurrencës në një skuadër ku emrat e mëdhenj nuk e garantojnë një vend në formacion.Real Madridi kishte hyrë në afatin kalimtar veror me nevojën për të përforcuar mesfushën, veçanërisht pas largimit të figurave historike si Toni Kroos dhe Luka Modric. Megjithatë, klubi investoi në disa pozita të tjera, ndërsa Silva mbeti përforcimi kryesor në mesfushë.Fillimisht, portugezi ishte paraparë si alternativë në prapavijë të mesfushës, me Rodrin që pritej të merrte rolin e organizatorit defensiv. Por, pasi ky i fundit zgjodhi Barcelonën, Mourinho mbeti me të njëjtët mesfushorë që nuk kishin arritur të fitonin trofe të mëdhenj në sezonet e mëparshme.N
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.