PoshtërimiPse disa njerëz kënaqen duke poshtëruar të tjerët? Psikologjia zbulon çfarë fshihet pas arrogancës
2 min čitanja
Poshtërimi
Pse disa njerëz kënaqen duke poshtëruar të tjerët? Psikologjia zbulon çfarë fshihet pas arrogancës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga dëshira për pushtet deri te kënaqësia që shkakton vuajtja e tjetrit, sjelljet fyese mund të kenë shkaqe më të ndërlikuara sesa mendojmëDisa njerëz ndërpresin vazhdimisht bashkëbiseduesit, përqeshin pyetjet e tyre, fyejnë punonjësit që nuk mund t'ua plotësojnë kërkesat dhe vazhdojnë t'i poshtërojnë të tjerët edhe kur e kuptojnë se po i lëndojnë.Pas takimeve të tilla lind natyrshëm pyetja: Pse një njeri i rritur mund të ndiejë kënaqësi duke e bërë dikë tjetër të ndihet keq?Psikologjia ofron disa shpjegime, por është e rëndësishme të dallojmë një shpërthim të rastësishëm nervozizmi nga një model i përsëritur sjelljeje poshtëruese.Një veprim i vetëm nuk mjafton për të përcaktuar karakterin apo motivet e dikujt. Megjithatë, kur sjellja fyese përsëritet vazhdimisht, ajo meriton vëmendje.Arroganca si mënyrë për të vendosur kontrollPër disa njerëz, vrazhdësia është një mjet për të arritur atë që dëshirojnë.Duke ngritur zërin, duke frikësuar ose përqeshur të tjerët, ata përpiqen të imponojnë mendimin e tyre, të shuajnë kundërshtimet ose të tregojnë se kush i vendos rregullat.Studimet psikologjike mbi dominimin e dallojnë ndikimin e arritur përmes kërcënimit dhe detyrimit nga respekti që fitohet përmes njohurive, aftësive dhe kontributit personal.Në jetën e përditshme, kjo mund të shfaqet kur dikush fyen vazhdimisht derisa bashkëbiseduesi të dorëzohet.Në këto raste, kënaqësia nuk lidhet domosdoshmërisht me vuajtjen e tjetrit, por me ndjenjën e pushtetit dhe arritjen e qëllimit.Nëse kjo mënyrë sjelljeje funksionon vazhdimisht, personi mund të vazhdojë ta përdorë.Kur dikush mendon se meriton trajtim të veçantëNjë tjetër shpjegim është bindja e tepruar se të tjerët duhet t'i plotësojnë kërkesat e tij.Pritja në radhë, refuzimi i një kërkese apo mendimi ndryshe mund të perceptohen si fyerje personale.Një metaanalizë e botuar në vitin 2021 në revistën Psychological Bulletin, që përfshiu 437 studime dhe 123.043 pjesëmarrës, gjeti lidhje ndërmjet tipareve narcistike dhe agresivit
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.