PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bayern munichGjashtë gola dhe dramë deri në fund, Bayern Munich shokohet në Norvegji nga Vikingu
2 min čitanja
Bayern munich

Gjashtë gola dhe dramë deri në fund, Bayern Munich shokohet në Norvegji nga Vikingu

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bayern Munich është ndalur në një barazim spektakolar 3-3 në udhëtim te Vikingu në Norvegji, në një ndeshje dramatike me gjashtë gola, përmbysje të rezultatit dhe një karton të kuq për gjigantin gjerman.Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Gianni Stensness shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke e befasuar skuadrën e Vincent Kompanyt.Bayern tentoi të reagonte, por portieri Arild Ostbo u tregua vendimtar, duke ndalur një goditje të rrezikshme të Luis Diazit në minutën e 14-të dhe një goditje me kokë të Harry Kane në minutën e 34-t. Ndërkohë, në minutën e 38-të, Peter Christiansen realizoi pas një aksioni individual, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Vikingun.Rückstand zur Pause. https://t.co/0jhNgHeQ97 — FC Bayern München (@FCBayern) October 13, 2026 Pas pushimit, Kompany bëri tri zëvendësime, ndërsa Bayern Munich u rikthye fuqishëm në lojë. Në minutën e 54-t, pas rishikimit të situatës me VAR, gjyqtari akordoi penallti për mysafirët, të cilën Harry Kane e shndërroi në gol një minutë më vonë, duke ngushtuar epërsinë në 2-1.Vetëm pesë minuta më pas, sulmuesi anglez realizoi sërish, këtë herë me kokë pas një krosimi, duke barazuar shifrat në 2-2. Bayerni mendoi se kishte përmbysur gjithçka në minutën e 61-të, kur Luis Diaz dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.Në minutën e 71-të, Luis Diaz shënoi përsëri, duke e përmbysur rezultatin në 3-2 për Bayernin. Konrad Laimer e shërbeu bashkëlojtarin, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte përballë portës së zbrazët.Megjithatë, ndeshja mori një kthesë tjetër në minutën e 73-të, kur Michael Olise u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për protesta dhe u përjashtua nga loja. Me një lojtar më pak, Bayerni nuk arriti ta ruante epërsinë.Në minutën e 90-të, Herman Johan Haugen shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke e vendosur rezultatin përfundimtar 3-3 dhe duke i dhënë Vikingut një barazim dramatik ndaj kampionit gjer

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bayern Munich është ndalur në një barazim spektakolar 3-3 në udhëtim te Vikingu në Norvegji, në një ndeshje dramatike me gjashtë gola, përmbysje të rezultatit dhe një karton të kuq për gjigantin gjerman.Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Gianni Stensness shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke e befasuar skuadrën e Vincent Kompanyt.Bayern tentoi të reagonte, por portieri Arild Ostbo u tregua vendimtar, duke ndalur një goditje të rrezikshme të Luis Diazit në minutën e 14-të dhe një goditje me kokë të Harry Kane në minutën e 34-t. Ndërkohë, në minutën e 38-të, Peter Christiansen realizoi pas një aksioni individual, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Vikingun.Rückstand zur Pause. https://t.co/0jhNgHeQ97 — FC Bayern München (@FCBayern) October 13, 2026 Pas pushimit, Kompany bëri tri zëvendësime, ndërsa Bayern Munich u rikthye fuqishëm në lojë. Në minutën e 54-t, pas rishikimit të situatës me VAR, gjyqtari akordoi penallti për mysafirët, të cilën Harry Kane e shndërroi në gol një minutë më vonë, duke ngushtuar epërsinë në 2-1.Vetëm pesë minuta më pas, sulmuesi anglez realizoi sërish, këtë herë me kokë pas një krosimi, duke barazuar shifrat në 2-2. Bayerni mendoi se kishte përmbysur gjithçka në minutën e 61-të, kur Luis Diaz dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.Në minutën e 71-të, Luis Diaz shënoi përsëri, duke e përmbysur rezultatin në 3-2 për Bayernin. Konrad Laimer e shërbeu bashkëlojtarin, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte përballë portës së zbrazët.Megjithatë, ndeshja mori një kthesë tjetër në minutën e 73-të, kur Michael Olise u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për protesta dhe u përjashtua nga loja. Me një lojtar më pak, Bayerni nuk arriti ta ruante epërsinë.Në minutën e 90-të, Herman Johan Haugen shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke e vendosur rezultatin përfundimtar 3-3 dhe duke i dhënë Vikingut një barazim dramatik ndaj kampionit gjer

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…