BarcelonaBarcelona e pamëshirshme ndaj Galatasarayt - ia shënon katër gola mes Stambollit
2 min čitanja
Barcelona
Barcelona e pamëshirshme ndaj Galatasarayt - ia shënon katër gola mes Stambollit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi ka triumfuar me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Galatasarayt, në një ndeshje ku katalunasit shpërthyen në pjesën e dytë.Skuadra turke e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Alexey Batrakov realizoi me një goditje nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetën e Joan Garcias.Galatasaray mendoi se e kishte dyfishuar epërsinë në minutën e 34-t, kur Baris Yilmaz shënoi me kokë, por pas rishikimit të situatës me VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje. Barcelona reagoi në minutën e 43-të, kur Joao Cancelo përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe barazoi shifrat në 1-1.Pas pushimit, Barcelona e mori plotësisht kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 50-të, Fermin e përmbysi rezultatin në 1-2, duke shënuar me kokë pas një krosimi të bukur nga Lamine Yamal. Vetëm tri minuta më vonë, Anthony Gordon e çoi rezultatin në 1-3. Lamine Yamal ishte sërish protagonist në aksion, duke asistuar për sulmuesin, i cili realizoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës.Barcelona vazhdoi të krijonte raste dhe në minutën e 66-të e vulosi fitoren me golin e katërt. Karim Adeyemi bashkëpunoi me Gabriel Jesus, depërtoi brenda zonës dhe realizoi me një goditje të fuqishme në këndin e poshtëm të djathtë. Në minutat e fundit, katalunasit patën mundësi të tjera për të shënuar. Në minutën e 85-të, Adeyemi u gjend i vetëm në zonë dhe mposhti portierin me një goditje të ulët, por një mbrojtës i Galatasarayt e largoi topin nga vija e portës.Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona festoi një fitore bindëse 4-1, duke regjistruar triumfin e dytë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.