ArsenalArsenali shpërthen në pjesën e dytë, mposht Lillen e Ancelottit
2 min čitanja
Arsenal
Arsenali shpërthen në pjesën e dytë, mposht Lillen e Ancelottit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
“Topçinjtë” realizuan tri gola pas pushimit, duke siguruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Lille dhe tri pikë të rëndësishme në garën evropiane.Arsenali ka shënuar fitoren e dytë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi mposhti me rezultat 3-0 Lillen, skuadrën e drejtuar nga Davide Ancelotti.Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Mikel Artetës shpërtheu në 45 minutat e dyta, duke shënuar tri herë dhe duke e mbyllur ndeshjen me një paraqitje bindëse.Në pjesën e dytë, Arsenali rriti ritmin dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 64-t. Noni Madueke bëri një veprim të mirë dhe asistoi për Jurrien Timberin, i cili e mposhti portierin kundërshtar me një goditje të bukur me parabël. Vetëm tri minuta më vonë, Arsenali e dyfishoi epërsinë. Bukayo Saka asistoi për Eberechi Ezen, i cili u tregua i saktë brenda zonës për ta çuar rezultatin në 2-0.Dominimi i skuadrës londineze u konkretizua edhe në minutën e 71-të, kur Kai Havertz përgatiti aksionin dhe pasoi për Sakan. Sulmuesi anglez realizoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.Arsenali pati mundësi të tjera për të thelluar epërsinë, por nuk kishte gola të tjerë. Me këtë fitore, Arsenali vazhdon me rezultate pozitive në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, duke marrë triumfin e dytë në këtë edicion. Për Lillen dhe trajnerin Davide Ancelotti, kjo ishte një mbrëmje e vështirë, pasi skuadra nuk arriti ta përballonte ritmin e “Topçinjve” pas pushimit. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.