Sir ken mccallumKreu i MI5: Rusia është kërcënimi kryesor, po intensifikohet lufta hibride kundër Evropës
2 min čitanja
Sir ken mccallum
Kreu i MI5: Rusia është kërcënimi kryesor, po intensifikohet lufta hibride kundër Evropës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kreu i shërbimit britanik të inteligjencës së brendshme MI5, Sir Ken McCallum, ka deklaruar se Rusia mbetet kërcënimi kryesor nga shtetet e huaja, duke paralajmëruar se Moska po zhvillon luftë hibride kundër vendeve evropiane.Në fjalimin e tij vjetor në Londër, McCallum tha se kërcënimet nga kundërshtarët e huaj janë katërfishuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa MI5 tashmë po shpenzon më shumë burime për t'u përballur me kërcënimet shtetërore sesa gjatë Luftës së Ftohtë.“Rusia është agresori numër një”, tha ai, duke theksuar se Moska po përpiqet të destabilizojë vendet evropiane, në vend që të përfshihet në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n.Sipas kreut të MI5, përparimi i Rusisë në pushtimin e Ukrainës mbetet “minimal dhe me kosto tmerrësisht të lartë”, ndërsa Kremlini po përdor metoda të tjera për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve të tij, shkruan bbc.Lufta hibride përfshin sulme kibernetike, sabotime dhe fushata dezinformimi, të cilat synojnë të dobësojnë institucionet dhe të destabilizojnë shtetet pa përdorur drejtpërdrejt forcën ushtarake.McCallum tha se dëbimi i gati 1000 personave të lidhur me operacionet e fshehta ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës e ka dobësuar rrjetin e Moskës, duke e detyruar atë të mbështetet më shumë te persona të rekrutuar përmes pagesave për të kryer sulme.“Me rrjetin e tij tradicional të operacioneve të fshehta të shkatërruar nga dëbimi i gati 1,000 personave që nga pushtimi, Kremlini ka një arsenal global të dobësuar”, deklaroi ai.“Prandaj, i shohim duke u përpjekur me dëshpërim të paguajnë kriminelë për t'i kryer porositë e tyre”, shtoi kreu i MI5, duke theksuar se këto nuk janë veprime të një fuqie që ka epërsi strategjike.Paralajmërimet e tij vijnë në një kohë kur disa liderë evropianë kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulme për të testuar vendosmërinë e vendeve perëndimore në mbështetjen e Ukrainës.McCallum foli gjithashtu për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në debatin
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.