Resident evilResident Evil 2 tani mund të luhet edhe në mënyrën bashkëpunuese
2 min čitanja
Resident evil
Resident Evil 2 tani mund të luhet edhe në mënyrën bashkëpunuese
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Video-loja Resident Evil 2, e publikuar nga Capcom në vitin 2019, tani mund të luhet edhe në mënyrën lokale bashkëpunuese (co-op), falë një modi të ri për kompjuterë, i cili i shton ribërjes së kësaj video-loje horror një personazh të dytë që mund të kontrollohet plotësisht nga lojtari.Tashmë, adhuruesit e video-lojës mund të eksplorojnë së bashku qytetin Raccoon, me mundësinë e përdorimit të ekranit të përbashkët, ekranit të ndarë në dy pjesë, apo edhe të një shoqëruesi të kontrolluar nga inteligjenca artificiale.Ribërja e Resident Evil 2, e konsideruar si një rikthim i suksesshëm i serisë, u publikua në vitin 2019 dhe u bë një nga lojërat më të rëndësishme të kompanisë Capcom, duke ndihmuar në vendosjen e themeleve për ribërjet moderne të kësaj serie.Në lojën origjinale, personazhet kryesore janë Leon dhe Claire, por secili ka fushatën e vet, të projektuar për një lojtar të vetëm. Historitë e tyre ndërthuren në momente të caktuara, por loja nuk ofron zyrtarisht mënyrën bashkëpunuese.Modi i ri, i quajtur Local Couch Co-op, është krijuar nga përdoruesi Shopcreeper01 dhe është publikuar në platformën Nexus Mods. Më herët, ai njihej me emrin HUNK'y Friend.Modi e shndërron lojën në një përvojë të mirëfilltë për dy lojtarë, në vend që thjesht të shtojë një personazh shoqërues. Lojtari i dytë mund të kontrollojë personazhin HUNK ose disa personazhe të tjerë, secili me sistemin e vet të shënjestrimit, inventarin, armët, sendet që mund të mbledhë, ndërfaqen dhe elektrik dore.Të dy lojtarët mund të sulmohen nga armiqtë, të shkëmbejnë furnizime dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin të rikthehen në lojë. Nëse të dy personazhet mposhten, përfundon i gjithë sesioni i video-lojës.Modi mbështet aktualisht ekranin e përbashkët dhe atë të ndarë, si dhe një mënyrë ku shoqëruesi kontrollohet nga inteligjenca artificiale, për ata që luajnë vetëm. Për funksionimin e tij nevojitet versioni i lojës për kompjuter në platformën Steam dhe mjeti REFramework.Ai përfshin edhe një mënyrë eksperimental
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.