Promovimi i librit“Dukagjini” sjell romanin e Dafina Mamusha Rokës - një histori force dhe shprese për gratë
2 min čitanja
Promovimi i librit
“Dukagjini” sjell romanin e Dafina Mamusha Rokës - një histori force dhe shprese për gratë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dashamirët e librit patën mundësinë të njihen më nga afër me romanin “Mbi hijet e Kullës Eiffel”, nga autorja Dafina Mamusha Roka, gjatë promovimit të organizuar në ambientet e librarisë “Dukagjini”.Përmes këtij takimi letrar, autorja ndau me të pranishmit rrugëtimin krijues, frymëzimin dhe mesazhet që përcjell vepra e saj më e re, e cila trajton sfidat, qëndrueshmërinë dhe fuqinë e gruas për t’u përballur me vështirësitë e jetës. Romani vjen si libri i dytë i autores, pas veprës së saj të parë, “Kujtimet e dallgëve blu”.Këtë herë, Dafina Mamusha Roka sjell në qendër të rrëfimit Klean, një grua, jeta e së cilës merr një kthesë të papritur që në ditën e parë të martesës, kur ajo braktiset nga bashkëshorti.Pikërisht kjo përvojë e dhimbshme bëhet pikënisja e një rrugëtimi të vështirë, por edhe e një historie që synon të përcjellë forcë, guxim dhe shpresë për të gjitha gratë që përballen me sfida të ngjashme.Autorja tregoi se frymëzimi për shkrimin e romanit ka ardhur nga ngjarjet e përditshme, shqetësimet e brendshme dhe dëshira për të sjellë një histori që nxit reflektim dhe motivim. “Mbi hijet e Kullës Eiffel”, romani i Dafina Mamusha Rokës që sjell një mesazh force dhe shprese për gratë telegrafi.com “Shoqëria apo ngjarjet e përditshme janë ato që na nxisin drejt shkrimit. Edhe shqetësimi i brendshëm është ai që të shtyn të shkruash, të sjellësh diçka të re apo motivuese. Sfida dhe rrugëtimi i vështirë i personazhit kryesor më kanë nxitur të shkruaj dhe të sjell diçka motivuese për të gjitha gratë”, u shpreh Roka.Ngjarjet e romanit zhvillohen kryesisht në Paris, një qytet që për autoren ka qenë prej kohësh një ëndërr për t’u vizituar. Megjithatë, përtej simbolikës së qytetit dhe hijes së Kullës Eiffel, në qendër të veprës qëndron historia e Kleas, përmes së cilës autorja trajton braktisjen, dhimbjen dhe përpjekjen për të gjetur forcën për të vazhduar përpara.“Mesazhi kryesor është se nuk duhet të zhytemi në rrethin e dëshpërimit. Çfarëdo që të na ndodhë, nuk duhet t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.