Jeanne shaheenSenatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin: Duam forcimin e partneritetit me Kosovën, Bondsteel të merret seriozisht
2 min čitanja
Jeanne shaheen
Senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin: Duam forcimin e partneritetit me Kosovën, Bondsteel të merret seriozisht
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë vazhdimin dhe forcimin e partneritetit me Kosovën, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të marrëdhënieve politike.Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), dy senatorët kanë folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, rifillimin e Dialogut Strategjik, aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, të ardhmen e kampit Bondsteel, raportet me Serbinë dhe procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.Shaheen ka thënë se Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar një partneritet të rëndësishëm, i cili, sipas saj, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.Ajo ka kujtuar vizitën e saj të parë në Kosovë, në përvjetorin e dytë të shpalljes së pavarësisë, duke theksuar se gjatë viteve ka parë zhvillimin e vendit dhe mbështetjen që qytetarët e Kosovës shprehin për Shtetet e Bashkuara.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë qenë partnerë të shkëlqyeshëm. Vizita ime e parë ka qenë këtu në përvjetorin e dytë të pavarësisë suaj. Dhe kudo që kemi shkuar, kemi parë flamuj amerikanë duke u valëvitur dhe sa e frymëzuar kam qenë kur e shihja atë për këtë lidhje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka deklaruar Shaheen.Ajo ka mirëpritur edhe formimin e institucioneve të reja në Kosovë, duke e cilësuar këtë zhvillim të rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.“Duam që ky partneritet të vazhdojë tutje”, ka theksuar senatorja amerikane.Ndërkaq, për senatorin Dick Durbin, kjo ishte vizita e parë në Kosovë. Ai ka thënë se zhvillimet që ka parë gjatë qëndrimit të tij dëshmojnë për një partneritet të fortë ndërmjet dy vendeve.“Senatorja Shaheen ka qenë udhëheqëse në Senat në këtë drejtim dhe kam punuar me të, por tashmë po e shoh drejtpërdrejt vetë gjithë zhvillimin dhe ndryshimet në një kohë kaq të shkurtër. Është dëshmi që partneriteti është i mirë dhe i fortë”, ka deklaruar Durbin.Dialogu Strategjik dhe përfaqësimi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.