Skip to comments
Događaj u razvoju
Protesta në tiranë

Protesta në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Durrësit. Ambasada paralajmëron se tubimi është përshkallëzuar në dhunë dhe u bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat.Në njoftimin e saj, ambasada bën me dije se protesta, e zhvilluar pranë Sheshit Skënderbej, është shoqëruar me hedhje gurësh dhe mund të përhapet edhe në zonat përreth, përfshirë blloqet dhe ndërtesat qeveritare.Sipas paralajmërimit, situata mund të sjellë shtim të pranisë policore, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh”, thuhet në njoftimin e ambasadës.Qytetarëve amerikanë u kërkohet të tregojnë vigjilencë, t’i japin përparësi sigurisë personale dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.“Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, përfundon njoftimi i ambasadës.

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Protesta në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-sëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...