AgkAGK dhe OBCT publikojnë Raportin Hije: Sulmet ndaj gazetarëve dhe presionet politike sfidojnë lirinë e medias në Kosovë
2 min čitanja
Agk
AGK dhe OBCT publikojnë Raportin Hije: Sulmet ndaj gazetarëve dhe presionet politike sfidojnë lirinë e medias në Kosovë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me organizatën Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT), ka publikuar Raportin Hije për Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve në Kosovë, i cili trajton zhvillimet dhe sfidat në sektorin medial nga janari i vitit 2025 deri në maj të vitit 2026.Raporti u prezantua të martën në Europe House në Prishtinë, ku u evidentuan sfidat që vazhdojnë të ndikojnë në lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe pavarësinë e institucioneve përgjegjëse për funksionimin e sektorit medial.Sipas raportit, ndër problemet kryesore mbeten sulmet, kërcënimet dhe gjuha denigruese ndaj gazetarëve, presionet politike dhe ekonomike ndaj mediave, si dhe vështirësitë në funksionimin e institucioneve që kanë përgjegjësi për rregullimin dhe garantimin e pavarësisë së sektorit medial.Vëmendje e veçantë në raport i kushtohet Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), me theks te proceset e emërimeve, pavarësia institucionale dhe sfidat që kanë përcjellë funksionimin e tyre.Raporti trajton gjithashtu kushtet e punës së gazetarëve, qasjen në dokumente publike dhe nevojën për mekanizma më efektivë për mbrojtjen e tyre gjatë ushtrimit të profesionit.Ngjarja u hap me fjalët përshëndetëse të Nikola Gaon, shef i komunikimit dhe zëdhënës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe Chiara Castaldo, zëvendësambasadore e Italisë në Kosovë.Gjetjet kryesore dhe rekomandimet e raportit u prezantuan nga Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë ekzekutive e AGK-së, dhe Serena Epis, përfaqësuese e OBCT-së.Pas prezantimit u mbajt paneli me temën “Liria e Medias, të Drejtat dhe Siguria e Gazetarëve në Kosovë”, ku diskutuan Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Muhamet Hajrullahu nga Telegrafi. Paneli u moderua nga Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të AGK-së.Raporti synon të ofrojë një vlerësim të pavarur të gjendjes së lirisë së medias në Kosovë, duke paraqitur gjetje dhe rekom
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.