Lajme nga zvicraGjykata Federale e Zvicrës, presidenti François Chaix nuk propozohet për rizgjedhje pas polemikave për një lidhje dashurie
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Gjykata Federale e Zvicrës, presidenti François Chaix nuk propozohet për rizgjedhje pas polemikave për një lidhje dashurie
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykata më e lartë e Zvicrës ka vendosur të mos e propozojë sërish François Chaix për president, në një kohë kur institucioni po përballet me kritika lidhur me trajtimin e një çështjeje që përfshin një lidhje dashurie mes dy gjyqtarëve. Presidenti aktual i Gjykatës Federale të Zvicrës, François Chaix, nuk do të propozohet për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni. Sipas mediave zvicerane, gjykata ka propozuar gjyqtarin Thomas Müller, nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), si kandidat për presidentin e ardhshëm. Për postin e nënkryetarit është propozuar sërish Francesco Parrino. Polemikat lidhen me një marrëdhënie dashurie mes gjyqtarëve federalë Beatrice van de Graaf dhe Yves Donzallaz, e cila u bë publike në prill të vitit 2026. Legjislacioni zviceran ndalon bashkëjetesën e përhershme mes dy anëtarëve të Gjykatës Federale, ndërsa çështja kryesore ka qenë nëse marrëdhënia e tyre përbënte një bashkësi të tillë, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Donzallaz e ka mohuar publikisht se marrëdhënia përbënte bashkëjetesë të përhershme. Për të sqaruar rastin, Gjykata Federale angazhoi një ekspert të jashtëm, por raporti nuk u bë publik dhe iu dorëzua vetëm parlamentit. Trajtimi i kësaj çështjeje ka shkaktuar kritika ndaj mënyrës se si institucioni e ka menaxhuar situatën. Po ashtu, zgjedhjet për gjyqtarët federalë, të planifikuara për sesionin vjeshtor të parlamentit, u shtynë për në sesionin dimëror. François Chaix, i cili vjen nga Gjeneva dhe është gjyqtar federal që nga viti 2011, u zgjodh president i Gjykatës Federale për mandatin 2025–2026. Vendimi për presidentin e ri pritet të merret nga Asambleja Federale në dhjetor të vitit 2026. Ndërkohë, Beatrice van de Graaf dhe Yves Donzallaz synojnë të rizgjidhen si gjyqtarë federalë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.