PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaKremlini: Marrëveshja për naftën me SHBA-në nuk lidhet me negociatat për paqe në Ukrainë
1 min čitanja
Shba

Kremlini: Marrëveshja për naftën me SHBA-në nuk lidhet me negociatat për paqe në Ukrainë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se marrëveshja për furnizimin me naftë dizel mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka lidhje me negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.Ai e përshkroi marrëveshjen si një bashkëpunim të veçantë ekonomik, i cili, sipas tij, u shërben interesave të të dyja vendeve dhe tregjeve globale të energjisë.“Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë këtu. Në fakt, kjo është një fushë e bashkëpunimit ruso-amerikan që u sjell përfitime të dyja palëve. Ajo u shërben interesave të Shteteve të Bashkuara, tregjeve globale të energjisë dhe Rusisë. Prandaj po ndodh kjo”, tha Peskov. Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit lë të kuptohet se Moska nuk e konsideron marrëveshjen energjetike si pjesë të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.Kështu, sipas qëndrimit të shprehur nga Peskov, Rusia nuk po e lidh mundësinë për të eksportuar naftë dizel me lëshimet në negociatat për paqe.Marrëveshja për energjinë është shfaqur në një periudhë kur administrata amerikane po përpiqet të nxisë rifillimin e negociatave mes Moskës dhe Kievit, ndërsa çështjet territoriale dhe kushtet për përfundimin e luftës mbeten pengesa kryesore. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se marrëveshja për furnizimin me naftë dizel mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka lidhje me negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.Ai e përshkroi marrëveshjen si një bashkëpunim të veçantë ekonomik, i cili, sipas tij, u shërben interesave të të dyja vendeve dhe tregjeve globale të energjisë.“Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë këtu. Në fakt, kjo është një fushë e bashkëpunimit ruso-amerikan që u sjell përfitime të dyja palëve. Ajo u shërben interesave të Shteteve të Bashkuara, tregjeve globale të energjisë dhe Rusisë. Prandaj po ndodh kjo”, tha Peskov. Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit lë të kuptohet se Moska nuk e konsideron marrëveshjen energjetike si pjesë të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.Kështu, sipas qëndrimit të shprehur nga Peskov, Rusia nuk po e lidh mundësinë për të eksportuar naftë dizel me lëshimet në negociatat për paqe.Marrëveshja për energjinë është shfaqur në një periudhë kur administrata amerikane po përpiqet të nxisë rifillimin e negociatave mes Moskës dhe Kievit, ndërsa çështjet territoriale dhe kushtet për përfundimin e luftës mbeten pengesa kryesore. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…