Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një ngasës i automjetit është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi ishte parë duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 158 kilometrash në orë në fshatin Klinavc të Klinës, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë.Sipas Policisë, më 11 tetor 2026, në Stacionin Policor në Klinë është pranuar një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale, ku shihej ngasësi duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar.Pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe operative, ndërsa më 12 tetor ka identifikuar ngasësin e automjetit.Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.