RusiaUkraina vazhdon të marrë informacione të inteligjencës nga SHBA-ja
1 min čitanja
Rusia
Ukraina vazhdon të marrë informacione të inteligjencës nga SHBA-ja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ukraina vazhdon të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në fushën e inteligjencës, pavarësisht sfidave të vazhdueshme të sigurisë gjatë luftës me Rusinë.Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës mes dy vendeve vazhdon.“Po, ne vazhdojmë këtë bashkëpunim”, deklaroi Sybiha. Ai foli edhe për vonesën në aktivizimin e alarmit ajror gjatë sulmit rus të natës së kaluar, duke shpjeguar se kjo lidhej me llojin e veçantë të armatimit të përdorur nga forcat ruse.“Është e vërtetë se dje, gjatë sulmit të natës, alarmi ajror u lëshua me vonesë, por kjo ndodhi për shkak të llojit të veçantë të armatimit që përdori pala ruse”, tha ai.Gjithashtu edhe presidenti amerikan, Donald Trump ka mohuar pretendimet se SHBA-ja ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve për ukrainasit. Ndryshe, mediat kanë raportuar se ukrainasit nuk po marrin informacione nga amerikanët. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.