PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bayern munichArsenali rivalizon Real Madridin për Michael Olise
2 min čitanja
Bayern munich

Arsenali rivalizon Real Madridin për Michael Olise

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Arsenali po e monitoron nga afër situatën e Michael Olise te Bayern Munichu, pasi trajneri Mikel Arteta e ka identifikuar francezin si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e repartit ofensiv.Sipas raportimeve të mediumit Fichajes, drejtuesit e klubit londinez po përcjellin negociatat mes reprezentuesit francez dhe gjigantit bavarez, i cili synon t’ia vazhdojë kontratën përtej qershorit të vitit 2027.Bayerni po përgatit një ofertë me pagë më të lartë për ta bindur 24-vjeçarin të qëndrojë për një periudhë më të gjatë në “Allianz Arena”. Megjithatë, një nga kushtet kryesore të përfaqësuesve të lojtarit raportohet të jetë përfshirja e një klauzole të përcaktuar lirimi në kontratën e re.Një marrëveshje e tillë mund t’ia lehtësonte Arsenalit transferimin e anësorit në të ardhmen, nëse klauzola do të aktivizohej. Interesim për Olisen kanë shfaqur edhe gjigantë të tjerë evropianë, përfshirë Real Madridin, Paris Saint-Germainin dhe Liverpoolin. Megjithatë, Arsenali beson se mund të jetë një destinacion tërheqës për francezin, i cili do të kishte mundësinë të luante në Londrën Veriore, së bashku me futbollistë si Eberechi Eze dhe William Saliba.Arteta e sheh Olisen si një lojtar që mund të bëhet pikë referimi në krahun ofensiv të skuadrës për sezonet e ardhshme.Ndërkohë, drejtuesit e Arsenalit po vlerësojnë mundësitë financiare për ta realizuar një transferim të tillë, duke qenë se klubi londinez ka kapacitetin për të përballuar një marrëveshje të kushtueshme.Sipas raportimit, Arsenali do të vazhdojë ta monitorojë situatën e Olises gjatë ndeshjeve të Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve në nëntor dhe dhjetor të vitit 2026.Nëse francezi nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Bayernin në fillim të vitit të ardhshëm, klubi londinez mund të nisë bisedimet me përfaqësuesit e tij, me synimin për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Arsenali po e monitoron nga afër situatën e Michael Olise te Bayern Munichu, pasi trajneri Mikel Arteta e ka identifikuar francezin si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e repartit ofensiv.Sipas raportimeve të mediumit Fichajes, drejtuesit e klubit londinez po përcjellin negociatat mes reprezentuesit francez dhe gjigantit bavarez, i cili synon t’ia vazhdojë kontratën përtej qershorit të vitit 2027.Bayerni po përgatit një ofertë me pagë më të lartë për ta bindur 24-vjeçarin të qëndrojë për një periudhë më të gjatë në “Allianz Arena”. Megjithatë, një nga kushtet kryesore të përfaqësuesve të lojtarit raportohet të jetë përfshirja e një klauzole të përcaktuar lirimi në kontratën e re.Një marrëveshje e tillë mund t’ia lehtësonte Arsenalit transferimin e anësorit në të ardhmen, nëse klauzola do të aktivizohej. Interesim për Olisen kanë shfaqur edhe gjigantë të tjerë evropianë, përfshirë Real Madridin, Paris Saint-Germainin dhe Liverpoolin. Megjithatë, Arsenali beson se mund të jetë një destinacion tërheqës për francezin, i cili do të kishte mundësinë të luante në Londrën Veriore, së bashku me futbollistë si Eberechi Eze dhe William Saliba.Arteta e sheh Olisen si një lojtar që mund të bëhet pikë referimi në krahun ofensiv të skuadrës për sezonet e ardhshme.Ndërkohë, drejtuesit e Arsenalit po vlerësojnë mundësitë financiare për ta realizuar një transferim të tillë, duke qenë se klubi londinez ka kapacitetin për të përballuar një marrëveshje të kushtueshme.Sipas raportimit, Arsenali do të vazhdojë ta monitorojë situatën e Olises gjatë ndeshjeve të Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve në nëntor dhe dhjetor të vitit 2026.Nëse francezi nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Bayernin në fillim të vitit të ardhshëm, klubi londinez mund të nisë bisedimet me përfaqësuesit e tij, me synimin për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…