PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga gjermaniaNuk ia lëshoi rrugën ambulancës për 6 kilometra, 36-vjeçari në Gjermani dënohet me mbi 13 mijë euro gjobë
2 min čitanja
Lajme nga gjermania

Nuk ia lëshoi rrugën ambulancës për 6 kilometra, 36-vjeçari në Gjermani dënohet me mbi 13 mijë euro gjobë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një 36-vjeçar në Augsburg të Gjermanisë është dënuar me 13 mijë e 500 euro gjobë, pasi, pengoi për rreth gjashtë kilometra një automjet të urgjencës mjekësore, duke vonuar mbërritjen e mjekut te pacienti për pesë minuta. Sipas 20Minuten, që citoi mediat gjermane, burri nuk i hapi rrugë automjetit të urgjencës, pavarësisht se ai po lëvizte me dritat sinjalizuese dhe sirenën e aktivizuar në autostradën B17, transmeton Telegrafi. Në vend që të largohej për t’i mundësuar kalimin ekipit mjekësor, 36-vjeçari vazhdoi të qëndronte përpara tij, duke shpërfillur sinjalet e urgjencës. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se e shfrytëzoi situatën për të ecur më shpejt në trafik dhe për t’u hapur rrugë vetes. Gjykata e Qarkut në Augsburg e shpalli 36-vjeçarin fajtor për detyrim me forcë dhe pjesëmarrje në një garë të ndaluar me automjet. Përveç gjobës prej 13 mijë e 500 eurosh, gjykata vendosi t’ia heqë patentën e shoferit. Ai nuk mund të aplikojë për një patentë të re para se të kalojnë të paktën dy vjet. Dënimi përbëhet nga 180 njësi ditore prej 75 eurosh secila. Megjithatë, vendimi nuk është ende i formës së prerë. Rasti ka rikthyer vëmendjen te rëndësia e lirimit të rrugës për automjetet e emergjencës, pasi çdo vonesë mund të ndikojë në trajtimin e pacientëve në gjendje kritike./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një 36-vjeçar në Augsburg të Gjermanisë është dënuar me 13 mijë e 500 euro gjobë, pasi, pengoi për rreth gjashtë kilometra një automjet të urgjencës mjekësore, duke vonuar mbërritjen e mjekut te pacienti për pesë minuta. Sipas 20Minuten, që citoi mediat gjermane, burri nuk i hapi rrugë automjetit të urgjencës, pavarësisht se ai po lëvizte me dritat sinjalizuese dhe sirenën e aktivizuar në autostradën B17, transmeton Telegrafi. Në vend që të largohej për t’i mundësuar kalimin ekipit mjekësor, 36-vjeçari vazhdoi të qëndronte përpara tij, duke shpërfillur sinjalet e urgjencës. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se e shfrytëzoi situatën për të ecur më shpejt në trafik dhe për t’u hapur rrugë vetes. Gjykata e Qarkut në Augsburg e shpalli 36-vjeçarin fajtor për detyrim me forcë dhe pjesëmarrje në një garë të ndaluar me automjet. Përveç gjobës prej 13 mijë e 500 eurosh, gjykata vendosi t’ia heqë patentën e shoferit. Ai nuk mund të aplikojë për një patentë të re para se të kalojnë të paktën dy vjet. Dënimi përbëhet nga 180 njësi ditore prej 75 eurosh secila. Megjithatë, vendimi nuk është ende i formës së prerë. Rasti ka rikthyer vëmendjen te rëndësia e lirimit të rrugës për automjetet e emergjencës, pasi çdo vonesë mund të ndikojë në trajtimin e pacientëve në gjendje kritike./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…