Dhomat e specializuaraShiroka Pula viziton familjet e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, u premton mbështetje institucionale
2 min čitanja
Dhomat e specializuara
Shiroka Pula viziton familjet e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, u premton mbështetje institucionale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar të martën familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Gjatë takimeve me familjarët, Shiroka Pula ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë si për familjet, ashtu edhe për Republikën e Kosovës.Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja ka ritheksuar se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale.Ajo ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së së vërtetës historike dhe të dinjitetit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.Gjatë vizitave, presidentja i ka informuar familjet se, brenda afateve ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.“Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar Shiroka Pula.Vizitat vijnë në kohën kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë mbetet në fokus të debatit publik dhe institucional në Kosovë.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.