PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraZvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar dënimin me pesë vjet e 11 muaj burg për një burrë nga kantoni i Bernës, i cili kishte organizuar rrahjen e ish-partneres së tij shtatzënë, nga dy persona të paguar. Sulmi kishte për qëllim ndërprerjen e shtatzënisë, por objektivi nuk u arrit. Sipas raportimit të mediave zvicerane, vendimi i Gjykatës Federale u publikua të martën, më 13 tetor 2026, pasi u refuzua ankesa e të dënuarit në të gjitha pikat. Ngjarja kishte ndodhur gjatë verës së vitit 2021, kur gruaja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Dy personat e angazhuar nga ish-partneri e kishin pritur atë në hyrje të ndërtesës ku banonte, në mes të ditës, shkruan Watson, transmeton Telegrafi. Sipas vendimit gjyqësor, sulmuesit përdorën një pajisje elektroshoku kundër barkut të saj, e tërhoqën drejt hyrjes së bodrumit dhe e goditën me grushte e shqelma në fytyrë, kraharor, bark dhe shpinë. Gjykata Federale e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të Bernës për nxitje të tentativës së ndërprerjes së paligjshme të shtatzënisë, tentativë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore dhe vepra që lidhen me paraqitjen e dhunës. I dënuari kishte kundërshtuar mënyrën se si ishin vlerësuar provat, si dhe revokimin e një dënimi të mëparshëm me burg prej gjithsej 28 muajsh për vepra që lidhen me narkotikët. Megjithatë, Gjykata Federale i hodhi poshtë kundërshtimet dhe konfirmoi dënimin. Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se burri kishte treguar potencial të lartë për dhunë dhe se në të kaluarën kishte ushtruar dhunë ndaj disa grave./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar dënimin me pesë vjet e 11 muaj burg për një burrë nga kantoni i Bernës, i cili kishte organizuar rrahjen e ish-partneres së tij shtatzënë, nga dy persona të paguar. Sulmi kishte për qëllim ndërprerjen e shtatzënisë, por objektivi nuk u arrit. Sipas raportimit të mediave zvicerane, vendimi i Gjykatës Federale u publikua të martën, më 13 tetor 2026, pasi u refuzua ankesa e të dënuarit në të gjitha pikat. Ngjarja kishte ndodhur gjatë verës së vitit 2021, kur gruaja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Dy personat e angazhuar nga ish-partneri e kishin pritur atë në hyrje të ndërtesës ku banonte, në mes të ditës, shkruan Watson, transmeton Telegrafi. Sipas vendimit gjyqësor, sulmuesit përdorën një pajisje elektroshoku kundër barkut të saj, e tërhoqën drejt hyrjes së bodrumit dhe e goditën me grushte e shqelma në fytyrë, kraharor, bark dhe shpinë. Gjykata Federale e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të Bernës për nxitje të tentativës së ndërprerjes së paligjshme të shtatzënisë, tentativë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore dhe vepra që lidhen me paraqitjen e dhunës. I dënuari kishte kundërshtuar mënyrën se si ishin vlerësuar provat, si dhe revokimin e një dënimi të mëparshëm me burg prej gjithsej 28 muajsh për vepra që lidhen me narkotikët. Megjithatë, Gjykata Federale i hodhi poshtë kundërshtimet dhe konfirmoi dënimin. Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se burri kishte treguar potencial të lartë për dhunë dhe se në të kaluarën kishte ushtruar dhunë ndaj disa grave./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…