Edita tahiriTahiri kritikon Kurtin për Asociacionin: Po tregon çfarë nuk ka zbatuar Serbia, por jo si do ta zbatojë vetëmenaxhimin
1 min čitanja
Edita tahiri
Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin: Po tregon çfarë nuk ka zbatuar Serbia, por jo si do ta zbatojë vetëmenaxhimin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi, duke ngritur çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të vetëmenaxhimit të komunitetit serb.Përmes një reagimi, Tahiri ka thënë se Kurti po thekson marrëveshjet që Serbia nuk i ka zbatuar, por, sipas saj, nuk po shpjegon se si do të zbatohet vetëmenaxhimi për komunitetin serb, i paraparë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit.“Kurti po tregon cilën marrëveshje nuk e ka zbatuar Serbia, por nuk po tregon si do ta zbatojë Asociacionin dhe vetëmenaxhimin/autonominë politike territoriale që ua dha pakicës serbe, me Marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Tahiri.Deklarata e ish-kryenegociatores rikthen në vëmendje debatet për obligimet e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, veçanërisht për çështjen e Asociacionit dhe mënyrën se si do të zbatohet koncepti i vetëmenaxhimit për komunitetin serb.Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023, dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër më 18 mars të po atij viti, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kornizës së dialogut.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.