Foto: TelegrafiIz objave izvora
Mesfushorët shqiptarë Erblin Osmani dhe Yll Gashi kanë qenë titullarë te Bayerni U19 në humbjen 2-0 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në “UEFA Youth League”.Skuadra e të rinjve të gjigantit gjerman nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje, ndërsa të dy futbollistët e rinj patën hapësirë që nga minuta e parë.Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, duke luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.So gehen wir's gleich an! 👇 https://t.co/uBp8bChgak — FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) October 13, 2026 Për Erblin Osmanin, paraqitja në këtë garë vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare. Mesfushori tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës, për të cilën debutoi muajin e kaluar në ndeshjen ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.Osmani u aktivizua për tri minuta në atë përballje, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0. Përfshirja e tij në ekipin përfaqësues përbën një hap të rëndësishëm për futbollistin që po zhvillohet në akademinë e Bayernit.Ndërkohë, Yll Gashi vazhdon të fitojë përvojë me ekipin U19 të klubit bavarez dhe pritet që në të ardhmen të jetë në konsideratë edhe për Kombëtaren e Kosovës.Pavarësisht humbjes ndaj Vikingut, paraqitjet në “UEFA Youth League” u japin të dy mesfushorëve mundësinë të përballen me futbollistë të nivelit të lartë dhe të vazhdojnë zhvillimin e tyre në një prej garave më të rëndësishme evropiane për të rinj. /Telegrafi/ Viking FK U19 - FC Bayern München U19 Live Score
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.