PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraShtrenjtohen kreditë hipotekare në Zvicër, interesi për afatet 10 vjeçare kalon 2%
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Shtrenjtohen kreditë hipotekare në Zvicër, interesi për afatet 10 vjeçare kalon 2%

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kreditë hipotekare në Zvicër janë shtrenjtuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, pavarësisht se Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) vazhdon ta mbajë normën bazë të interesit në 0 për qind. Rritja prek kreditë me afat fiks, duke shtuar kostot për qytetarët që planifikojnë të blejnë banesa ose të rifinancojnë kreditë ekzistuese. Sipas të dhënave të platformës zvicerane të krahasimit Comparis, norma orientuese për kreditë hipotekare me afat fiks dhjetëvjeçar arriti në 2.07% në fund të shtatorit, nga 1.77% në fund të qershorit. Kjo është hera e parë gjatë vitit 2026 që norma orientuese për këtë kategori kalon pragun prej 2 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga marsi i vitit 2025. Shtrenjtimi është vërejtur edhe në afatet më të shkurtra të financimit. Norma orientuese për kreditë pesëvjeçare u rrit nga 1.52 në 1.90 %, ndërsa për kreditë trevjeçare nga 1.32 në 1.75%, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi. Ndryshe paraqitet situata te kreditë e lidhura me normën SARON, të cilat vazhdojnë të ofrohen me interesa relativisht më të ulëta. Sipas Comparis, normat mesatare të ofruara për klientët e kategorisë së parë lëvizin nga 0.8 deri në 1.2%. Të dhënat bazohen në normat orientuese të publikuara nga rreth 30 institucione financiare zvicerane. Sipas ekspertit financiar të Comparis, Dirk Renkert, një nga arsyet kryesore është rritja e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, e cila ka shtuar kostot e rifinancimit për bankat zvicerane. Një tregues i rëndësishëm për përcaktimin e kostove të financimit, norma dhjetëvjeçare e shkëmbimit të interesit (swap), u rrit nga 0.53% në fund të qershorit në 0.83% në fund të shtatorit. Kështu, edhe pse norma bazë e SNB-së mbetet e pandryshuar, kushtet e financimit në treg mund të ndryshojnë dhe të reflektohen drejtpërdrejt në kreditë që bankat u ofrojnë klientëve. Sipas vlerësimit të Renkert, inflacioni i ulët në Zvicër nuk i jep bankës qendrore arsye të ngutshme për ta rritur normën bazë në afat të shkurtër.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kreditë hipotekare në Zvicër janë shtrenjtuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, pavarësisht se Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) vazhdon ta mbajë normën bazë të interesit në 0 për qind. Rritja prek kreditë me afat fiks, duke shtuar kostot për qytetarët që planifikojnë të blejnë banesa ose të rifinancojnë kreditë ekzistuese. Sipas të dhënave të platformës zvicerane të krahasimit Comparis, norma orientuese për kreditë hipotekare me afat fiks dhjetëvjeçar arriti në 2.07% në fund të shtatorit, nga 1.77% në fund të qershorit. Kjo është hera e parë gjatë vitit 2026 që norma orientuese për këtë kategori kalon pragun prej 2 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga marsi i vitit 2025. Shtrenjtimi është vërejtur edhe në afatet më të shkurtra të financimit. Norma orientuese për kreditë pesëvjeçare u rrit nga 1.52 në 1.90 %, ndërsa për kreditë trevjeçare nga 1.32 në 1.75%, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi. Ndryshe paraqitet situata te kreditë e lidhura me normën SARON, të cilat vazhdojnë të ofrohen me interesa relativisht më të ulëta. Sipas Comparis, normat mesatare të ofruara për klientët e kategorisë së parë lëvizin nga 0.8 deri në 1.2%. Të dhënat bazohen në normat orientuese të publikuara nga rreth 30 institucione financiare zvicerane. Sipas ekspertit financiar të Comparis, Dirk Renkert, një nga arsyet kryesore është rritja e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, e cila ka shtuar kostot e rifinancimit për bankat zvicerane. Një tregues i rëndësishëm për përcaktimin e kostove të financimit, norma dhjetëvjeçare e shkëmbimit të interesit (swap), u rrit nga 0.53% në fund të qershorit në 0.83% në fund të shtatorit. Kështu, edhe pse norma bazë e SNB-së mbetet e pandryshuar, kushtet e financimit në treg mund të ndryshojnë dhe të reflektohen drejtpërdrejt në kreditë që bankat u ofrojnë klientëve. Sipas vlerësimit të Renkert, inflacioni i ulët në Zvicër nuk i jep bankës qendrore arsye të ngutshme për ta rritur normën bazë në afat të shkurtër.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…