PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Millorad dodikTentimi i Vuçiqit dhe Dodiku për ta ruajtur pushtetin, analistët: Serbia dhe Republika Srpska po trajtohen si prona private
2 min čitanja
Millorad dodik

Tentimi i Vuçiqit dhe Dodiku për ta ruajtur pushtetin, analistët: Serbia dhe Republika Srpska po trajtohen si prona private

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ai dhe lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, vazhdojnë të takohen dhe të bëjnë plane edhe pse aktualisht nuk mbajnë funksione presidenciale, ka nxitur kritika nga politikanë dhe analistë në Serbi dhe Republikën Sërpska.Bashkëbiseduesit e gazetës serbe “Danas” e kanë interpretuar këtë deklaratë si dëshmi të përpjekjeve për ta ruajtur kontrollin politik edhe jashtë funksioneve zyrtare, duke ngritur shqetësime për respektimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe rolin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.Gjatë një takimi me Dodikun, kryetar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Vuçiq tha se asnjëri prej tyre nuk është aktualisht president apo në ndonjë funksion të ngjashëm, por se megjithatë vazhdojnë të takohen dhe të hartojnë plane.Kjo deklaratë është kritikuar nga përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë, të cilët vlerësojnë se ajo ngre pikëpyetje për mënyrën se si ushtrohet pushteti dhe për ndikimin e dy politikanëve në institucionet e Serbisë dhe Republikës Sërpska.Borislav Antonijeviq, deputet nga lista “Ne, Pushteti i Popullit”, ka vënë në pikëpyetje arsyen e takimeve mes Vuçiqit dhe Dodikut, nëse ata nuk mbajnë më funksionet që kanë ushtruar më parë, si dhe në emër të kujt po hartojnë planet e tyre.“Kur humbasin funksionet e tyre, padyshim që nuk duan ta humbasin pushtetin! Shteti nuk është pronë e tyre private, institucionet nuk janë pronë e tyre dhe populli nuk është peng i kombinimeve të tyre politike”, ka deklaruar ai për “Danas”.Antonijeviq ka bërë thirrje që qytetarët të kërkojnë përgjegjësi dhe respektim të institucioneve, duke kundërshtuar vendimmarrjen politike që, sipas tij, zhvillohet jashtë proceseve transparente.Ai ka theksuar se e ardhmja e qytetarëve nuk duhet të vendoset pas dyerve të mbyllura, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.Kritika ka shprehur edhe Janko Veselinoviq, anëtar i presidencës së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), i cili e ka ci

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ai dhe lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, vazhdojnë të takohen dhe të bëjnë plane edhe pse aktualisht nuk mbajnë funksione presidenciale, ka nxitur kritika nga politikanë dhe analistë në Serbi dhe Republikën Sërpska.Bashkëbiseduesit e gazetës serbe “Danas” e kanë interpretuar këtë deklaratë si dëshmi të përpjekjeve për ta ruajtur kontrollin politik edhe jashtë funksioneve zyrtare, duke ngritur shqetësime për respektimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe rolin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.Gjatë një takimi me Dodikun, kryetar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Vuçiq tha se asnjëri prej tyre nuk është aktualisht president apo në ndonjë funksion të ngjashëm, por se megjithatë vazhdojnë të takohen dhe të hartojnë plane.Kjo deklaratë është kritikuar nga përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë, të cilët vlerësojnë se ajo ngre pikëpyetje për mënyrën se si ushtrohet pushteti dhe për ndikimin e dy politikanëve në institucionet e Serbisë dhe Republikës Sërpska.Borislav Antonijeviq, deputet nga lista “Ne, Pushteti i Popullit”, ka vënë në pikëpyetje arsyen e takimeve mes Vuçiqit dhe Dodikut, nëse ata nuk mbajnë më funksionet që kanë ushtruar më parë, si dhe në emër të kujt po hartojnë planet e tyre.“Kur humbasin funksionet e tyre, padyshim që nuk duan ta humbasin pushtetin! Shteti nuk është pronë e tyre private, institucionet nuk janë pronë e tyre dhe populli nuk është peng i kombinimeve të tyre politike”, ka deklaruar ai për “Danas”.Antonijeviq ka bërë thirrje që qytetarët të kërkojnë përgjegjësi dhe respektim të institucioneve, duke kundërshtuar vendimmarrjen politike që, sipas tij, zhvillohet jashtë proceseve transparente.Ai ka theksuar se e ardhmja e qytetarëve nuk duhet të vendoset pas dyerve të mbyllura, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.Kritika ka shprehur edhe Janko Veselinoviq, anëtar i presidencës së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), i cili e ka ci

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…