PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arabia sauditeArabia refuzoi ofertën e Netanyahut që Izraeli të luftojë kundër Huthëve në Jemen
2 min čitanja
Arabia saudite

Arabia refuzoi ofertën e Netanyahut që Izraeli të luftojë kundër Huthëve në Jemen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka refuzuar kërkesën e Izraelit që t’i bashkohet luftës kundër rebelëve Huthi në Jemen, raportoi gazeta izraelite Haaretz.Sipas një burimi diplomatik të cituar nga gazeta, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kishte ofruar Arabisë Saudite ndihmë përmes Shteteve të Bashkuara në luftën kundër grupit të mbështetur nga Irani. Kjo nismë synonte, ndër të tjera, forcimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe mbretërisë saudite.Megjithatë, bin Salman e kundërshtoi këtë propozim, nga frika se përfshirja e Izraelit në konflikt mund të shkaktonte reagime negative në opinionin publik saudit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Netanyahu kishin shprehur prej kohësh synimin për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Marrëveshje të ngjashme me Izraelin kishin arritur më herët Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku, në vitin 2020.Megjithatë, shpërthimi i luftës në Gaza, në tetor të vitit 2023, duket se i ka penguar këto plane.Sipas Haaretz, Izraeli i kishte parë luftimet e ripërtërira mes Huthëve dhe qeverisë jemenase, të mbështetur nga Arabia Saudite, si një mundësi për të përmirësuar raportet me Riadin.Ndërkohë, Irani i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të shmangë ndërhyrjen ushtarake dhe të kërkojë një zgjidhje politike. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ia ka përcjellë këtë qëndrim homologut të tij saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, gjatë një bisede telefonike të dielën.Araghchi paralajmëroi se këmbëngulja në zgjidhjen ushtarake dhe shpërfillja e alternativave politike vetëm sa do ta ndërlikonin situatën. Ai tha se Teherani është i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin e dialogut mes Arabisë Saudite dhe Jemenit.Ndërkohë, sulmet e Huthëve ndaj objektivave saudite kanë shkaktuar viktima dhe dëme. Sipas autoriteteve saudite, në sulmin ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, të shtunën, fillimisht u raportua për 12 të vrarë dhe 309 të plagosur. Numri i viktimave më pas

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka refuzuar kërkesën e Izraelit që t’i bashkohet luftës kundër rebelëve Huthi në Jemen, raportoi gazeta izraelite Haaretz.Sipas një burimi diplomatik të cituar nga gazeta, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kishte ofruar Arabisë Saudite ndihmë përmes Shteteve të Bashkuara në luftën kundër grupit të mbështetur nga Irani. Kjo nismë synonte, ndër të tjera, forcimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe mbretërisë saudite.Megjithatë, bin Salman e kundërshtoi këtë propozim, nga frika se përfshirja e Izraelit në konflikt mund të shkaktonte reagime negative në opinionin publik saudit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Netanyahu kishin shprehur prej kohësh synimin për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Marrëveshje të ngjashme me Izraelin kishin arritur më herët Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku, në vitin 2020.Megjithatë, shpërthimi i luftës në Gaza, në tetor të vitit 2023, duket se i ka penguar këto plane.Sipas Haaretz, Izraeli i kishte parë luftimet e ripërtërira mes Huthëve dhe qeverisë jemenase, të mbështetur nga Arabia Saudite, si një mundësi për të përmirësuar raportet me Riadin.Ndërkohë, Irani i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të shmangë ndërhyrjen ushtarake dhe të kërkojë një zgjidhje politike. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ia ka përcjellë këtë qëndrim homologut të tij saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, gjatë një bisede telefonike të dielën.Araghchi paralajmëroi se këmbëngulja në zgjidhjen ushtarake dhe shpërfillja e alternativave politike vetëm sa do ta ndërlikonin situatën. Ai tha se Teherani është i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin e dialogut mes Arabisë Saudite dhe Jemenit.Ndërkohë, sulmet e Huthëve ndaj objektivave saudite kanë shkaktuar viktima dhe dëme. Sipas autoriteteve saudite, në sulmin ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, të shtunën, fillimisht u raportua për 12 të vrarë dhe 309 të plagosur. Numri i viktimave më pas

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…