Edon zhegrova“Turp për Juventusin”, Gazzetta dello Sport me shkrim për Zhegrovën: I vetmi lojtar që po shkëlqen nuk mund të luajë në Evropë
2 min čitanja
Edon zhegrova
“Turp për Juventusin”, Gazzetta dello Sport me shkrim për Zhegrovën: I vetmi lojtar që po shkëlqen nuk mund të luajë në Evropë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të veçantë formës së Edon Zhegrovës, paraqitjes që kishte me Cagliarin si dhe vendimit të gabuar së Luciano Spallettit për të mos e përfshirë në Ligën e Evropës.“Gazzetta dello Sport” e ka quajtur “turp” vendimin e Spallettit për ta lënë Zhegrovën jashtë listës, shkaku që anësori ishte i vetmi që e ngjalli Juventusin në barazimin me Cagliarin.“Drita e vetme e Juventusit në errësirën e Cagliarit ka vetëm një emër: Zhegrova. Me të në fushë, skuadra e Spallettit u rikthye në lojë dhe ishin më vendimtar para golit”. “Arma e veçantë që trajneri e përdori vetëm kur u nevojit për t’i ndryshuar gjërat, por nuk do ta ketë si opsion në Ligën e Evropës. Vendimi për ta lënë kosovarin jashtë ligës së UEFA-s pasi në verë u përpoqën që ta shesin, tani duket si gabim. Ka pak justifikime”, raporton ndër të tjera.Gazeta italiane gjithashtu shtoi se Zhegrova ka rastin e artë për ta dëshmuar vetën në Serie A.“Edhe nëse s’është në listën e UEFA-s, ai është i gatshëm për të qenë i gatshëm kurdo që t’i nevojitet në Serie A”.Ndërkohë, Juventusi do të përballet me Celta Vigon në Ligën e Evropës./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.