PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rj mitteDyshohet se kreu vetëvrasje, çfarë thoshte ylli i Breaking Bad për Shqipërinë gjatë vizitës së tij në vitin 2024?
2 min čitanja
Rj mitte

Dyshohet se kreu vetëvrasje, çfarë thoshte ylli i Breaking Bad për Shqipërinë gjatë vizitës së tij në vitin 2024?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bota e televizionit është tronditur nga lajmi për vdekjen e aktorit RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter Junior në serialin e famshëm “Breaking Bad”.Sipas përfaqësuesit të tij, aktori ka ndërruar jetë më 12 tetor, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.Përveçse ishte shumë i dashur nga fansat e serialit, RJ Mitte kishte vizituar edhe Shqipërinë në vitin 2024.Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, aktori kishte treguar se me Shqipërinë e lidh edhe miqësia me aktorin Niko Pepaj, i cili është me origjinë shqiptare. Gjatë intervistës, Mitte kishte shprehur gjithashtu dëshirën për t'u rikthyer sërish në Shqipëri për vizitë bashkë me aktorin Pepaj. RJ Mitte u bë i njohur për publikun ndërkombëtar përmes serialit “Breaking Bad”, ku interpretoi në të pesë sezonet e tij, nga viti 2008 deri në vitin 2013.I diagnostikuar me paralizë cerebrale që në fëmijëri, aktori e përdori përvojën e tij personale për t'i dhënë më shumë autenticitet personazhit që interpretonte, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara në industrinë e filmit dhe televizionit. Përveç rolit në “Breaking Bad”, Mitte ishte pjesë edhe e produksioneve të tjera televizive dhe filmave, përfshirë “Switched at Birth”, “The Guardians of Justice” dhe “Triumph”.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bota e televizionit është tronditur nga lajmi për vdekjen e aktorit RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter Junior në serialin e famshëm “Breaking Bad”.Sipas përfaqësuesit të tij, aktori ka ndërruar jetë më 12 tetor, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.Përveçse ishte shumë i dashur nga fansat e serialit, RJ Mitte kishte vizituar edhe Shqipërinë në vitin 2024.Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, aktori kishte treguar se me Shqipërinë e lidh edhe miqësia me aktorin Niko Pepaj, i cili është me origjinë shqiptare. Gjatë intervistës, Mitte kishte shprehur gjithashtu dëshirën për t'u rikthyer sërish në Shqipëri për vizitë bashkë me aktorin Pepaj. RJ Mitte u bë i njohur për publikun ndërkombëtar përmes serialit “Breaking Bad”, ku interpretoi në të pesë sezonet e tij, nga viti 2008 deri në vitin 2013.I diagnostikuar me paralizë cerebrale që në fëmijëri, aktori e përdori përvojën e tij personale për t'i dhënë më shumë autenticitet personazhit që interpretonte, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara në industrinë e filmit dhe televizionit. Përveç rolit në “Breaking Bad”, Mitte ishte pjesë edhe e produksioneve të tjera televizive dhe filmave, përfshirë “Switched at Birth”, “The Guardians of Justice” dhe “Triumph”.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…