Foto: TelegrafiIz objave izvora
Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Eskalon protesta e studentëve në Tiranë - disa të shoqëruar, lëndohen edhe disa efektivë policie Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë.Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas me shkopa gome dhe shoqërime protestuesish, teksa kanë nisur edhe arrestimet. - YouTube www.youtube.com Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë.Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u rrëzuar “Mos u dorëzoni”, ishte thirrja gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji protestuesit u shpërndanë, por tashmë ata kanë nisur rigrumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit. /Tch/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.