Foto: TelegrafiIz objave izvora
Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese nw mbledhjen e parë vendosi për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.Kryetari i këtij komisioni, Vigan Qorrolli, bëri të ditur se thirrja publike do të hapet nga dita e nesërme dhe do të jetë e hapur për 20 ditë, deri më 2 nëntor 2026. Ai ka theksuar se, në përputhje me ligjin, kandidaturat mund të propozohen nga institucionet e drejtësisë, por edhe nga individët që dëshirojnë të kandidojnë vetë.“Meqenëse nga legjislatura paraprake janë dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese dhe janë dy sosh, siç përcjell atyre, ashtu sot komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese e ka bërë mbledhjen e parë dhe ka vendosur që ta shpallë thirrjen publike, nga dita e nesërme që do të zgjasë 20 ditë deri më 2 nëntor të vitit 2026”, ka deklaruar Qorrolli.Ai ka bërë të ditur se, pas përfundimit të afatit për aplikim, komisioni do të shqyrtojë kandidaturat e pranuara dhe do të zhvillojë intervistat me kandidatët.“Dhe në përputhje me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, të gjitha institucionet e drejtësisë mund të bëjnë nominimin e kandidatëve, të cilët kushtet i kanë të parashikuara me ligj për Gjykatën Kushtetuese, por ashtu edhe individët mund të vetëpropozohen. Dhe më pas komisioni do të mblidhet për t’i shqyrtuar kandidaturat e secilit kandidat dhe do të bëjë intervistimin e tyre, dhe kandidatët të cilët janë të emërueshëm do t’ia propozojë Kuvendit për miratim në seancë plenare”, ka deklaruar Qorrolli. /Kp/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.