Pr artikujATRC dhe Banka Botërore përmbyllin projektin për regjistrimin dhe të drejtat pronësore të grave në Kosovë, kryeministri Kurti i vlerëson lart të arriturat
2 min čitanja
Pr artikuj
ATRC dhe Banka Botërore përmbyllin projektin për regjistrimin dhe të drejtat pronësore të grave në Kosovë, kryeministri Kurti i vlerëson lart të arriturat
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
ATRC dhe Banka Botërore kanë mbajtur ngjarjen përmbyllëse të projektit PIAKOS, duke prezantuar rezultatet e një angazhimi gjithëpërfshirës për rritjen e informimit të qytetarëve për të drejtat pronësore, lehtësimin e qasjes në ndihmë juridike falas dhe mbështetjen e regjistrimit të pronës, me fokus të veçantë te gratë, të rinjtë dhe grupet e cenueshme në Kosovë.Përmes aktiviteteve të zhvilluara në mbarë Kosovën, projekti ka arritur drejtpërdrejt mbi 7,000 familje, ndërsa më shumë se 2,000 familje kanë përfituar ndihmë juridike falas. Aktivitetet kanë përfshirë gjithashtu mbi 5,000 të rinj, ndërsa projekti ka punuar me 157 shkolla publike dhe private për të rritur ndërgjegjësimin e brezave të rinj për të drejtat pronësore dhe barazinë gjinore në trashëgimi.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rëndësinë e të drejtës së pronës dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike e shoqërisë civile. Ai ka thënë se dokumentacioni pronësor është thelbësor për sigurinë juridike, mirëqenien dhe dinjitetin e familjeve.“Është kënaqësi e veçantë të jem bashkë me ju këtu sot në përmbylljen e projektit PIAKOS, një nismë e cila ka vënë në pah rëndësinë e të drejtës së pronës, e cila, si e tillë, nuk duhet të mbetet vetëm garanci në letër, por të jetohet e të zbatohet, të jetohet për secilin qytetar pa dallim. Natyrisht, kjo tematikë është e lidhur ngushtë edhe me dikasterin tonë qeveritar, përkatësisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por besoj se kemi bërë mirë që në këtë mandat e kemi ndarë nga infrastruktura dhe transporti, dhe në këtë mënyrë çështja e pronës, kadastrit dhe banimit, që kanë në bosht zhvillimin e qëndrueshëm, barazinë sociale dhe programin tonë qeveritar, merr vëmendje më të posaçme. Dokumentacioni është garantues i sigurisë juridike, që është parakusht për sigurinë e shtëpisë, banesës, e po ashtu edhe të mirëqenies dhe dinjitetit të një familjeje. Banesa është e drejtë e njeriut dhe nuk mund të kuptohet jeta cilësore pa banim të sigu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.