PensionimiPropozohet pensionimi nga mosha 62-vjeçare në Zvicër, ja çfarë pritet të ndryshojë
2 min čitanja
Pensionimi
Propozohet pensionimi nga mosha 62-vjeçare në Zvicër, ja çfarë pritet të ndryshojë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partitë e qendrës së djathtë kërkojnë që pensionimi të lidhet me vitet e kontributeve dhe jo vetëm me moshën. Modeli gjen mbështetje në publik, por përballë tij qëndrojnë sfida financiare, mungesa e të dhënave dhe rreziku i trajtimit të pabarabartë të punonjësve. Sistemi zviceran i pensioneve po përballet me presion në rritje për reforma. Ndërsa propozimet për rritjen e moshës së pensionimit hasin në kundërshtime të forta nga qytetarët, një model alternativ po fiton mbështetje: pensionimi në bazë të viteve të punës dhe kontributeve të paguara gjatë gjithë jetës, raporton Watson.Sipas një sondazhi të Qendrës Patronale, shoqatës së punëdhënësve në Zvicrën perëndimore, ky model gëzon popullaritet në publik. Përveç partive të majta, shumica e forcave politike kërkojnë që Këshilli Federal të paraqesë një propozim konkret për zbatimin e tij, raportojnë mediat zvicerane. Pensionimi pas 44 vjetësh kontribute Modeli synon të zëvendësojë moshën fikse të pensionimit me një kriter që merr parasysh kohëzgjatjen e kontributeve në sigurimin shtetëror të pleqërisë dhe të të mbijetuarve (AHV). Sipas propozimit të Qendrës Patronale, pensionimi do të lidhej me 44 vjet kontribute. Kjo do të mundësonte që disa persona të dilnin në pension që në moshën 62-vjeçare, ndërsa të tjerët do të duhej të punonin deri në moshën 68-vjeçare, në varësi të rrugës së tyre profesionale. Mbështetësit e modelit argumentojnë se sistemi aktual nuk e pasqyron në mënyrë të barabartë kohën gjatë së cilës qytetarët kontribuojnë në AHV. Personat që përfundojnë një zanat mund të fillojnë të paguajnë kontribute që në moshën 18-vjeçare, ndërsa të diplomuarit universitarë shpesh hyjnë në tregun e punës në moshën 25-vjeçare ose më vonë. Megjithatë, të dy grupet, sipas rregullave aktuale, kanë të njëjtën moshë referuese të pensionimit: 65 vjeç, transmeton Telegrafi.Kjo do të thotë se disa punonjës kontribuojnë për më shumë vite, ndërsa të tjerët, pavarësisht karrierës më të shkurtër, mund të përfitojnë pensione më të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.