Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s po vazhdojnë investimet në infrastrukturën sportive, me projektin e radhës që parasheh ndërtimin e një fushe futbolli për FC Prishtinën në Bërnicë.Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive, me synimin për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e futbollit dhe përgatitjen e futbollistëve të rinj.Përmes një postimi në Facebook, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar për projektin e radhës, që parasheh ndërtimin e fushës së futbollit për FC Prishtinën në Bërnicë, investim që do t'i shërbejë klubit për stërvitje dhe përgatitje sportive.Sipas Ademit, ky projekt është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kushtet e punës për klubet kosovare, me theks të veçantë te zhvillimi i gjeneratave të reja dhe zbulimi i talenteve të futbollit.“Investojmë në infrastrukturë, ndërtojmë të ardhmen e futbollit”, ka shkruar Ademi, duke theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave të përshtatshme për stërvitje dhe zhvillim.Ky investim realizohet në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s, përmes të cilit FFK-ja synon të zgjerojë dhe përmirësojë infrastrukturën e futbollit në vend.Ademi ka vlerësuar se investimet e tilla janë të rëndësishme për ndërtimin e një baze të qëndrueshme për futbollin kosovar, duke u mundësuar futbollistëve të rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre në kushte më të mira.Ndërtimi i fushës në Bërnicë pritet t'i krijojë FC Prishtinës hapësirë shtesë për organizimin e stërvitjeve dhe përgatitjen e futbollistëve, ndërsa projekti i bashkohet angazhimeve të FFK-së për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.