PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Miles yuKur Çmimi Nobel për Paqen shpërblen ideologjinë në vend të guximit
2 min čitanja
Miles yu

Kur Çmimi Nobel për Paqen shpërblen ideologjinë në vend të guximit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Duke anashkaluar ata që kanë dhënë jetën duke luftuar tiraninë.Nga: Miles Yu / The Washington Times Përkthimi: Telegrafi.comÇmimi Nobel për Paqen ka një problem serioz.Përtej zgjedhjeve të diskutueshme të herëpashershme, Komiteti Norvegjez i Nobelit është bërë gjithnjë e më ideologjik, duke shpërblyer kauzat politike të cilat janë në modë dhe figurat e parapëlqyera të establishmentit ndërkombëtar, ndërsa anashkalon ata që kanë sakrifikuar lirinë e tyre - dhe ndonjëherë edhe jetën - duke luftuar tiraninë.Kjo është veçanërisht e dukshme në luftërat kundër kolonializmit evropian, totalitarizmit komunist dhe ekstremizmit gjenocidal islamist.Komiteti ka bërë edhe zgjedhje të admirueshme. Pastori Martin Luther King Jr., kryepeshkopi Desmond Tutu, Dalai Lama dhe Liu Xiaobo e meritonin këtë vlerësim. Këto përjashtime i bëjnë edhe më të vështira për shpjegim anashkalimet e dukshme të komitetit.Asnjëra nuk është më flagrante se ajo e Mahatma Gandhit. Njeriu, rezistenca jo e dhunshme e të cilit ndihmoi në gjunjëzimin e Perandorisë Britanike, u nominua pesë herë nga viti 1937 deri më 1948. Ai nuk fitoi kurrë.Kur Gandhi u vra në janar 1948, komiteti nuk e dha çmimin, duke deklaruar se atë vit nuk kishte asnjë kandidat të gjallë të përshtatshëm.Megjithatë, dhënia e çmimeve Nobel pas vdekjes nuk u ndalua zyrtarisht deri në vitin 1974. Në fakt, në vitin 1961, komiteti ia dha Çmimin Nobel për Paqen, pas vdekjes, Dag Hammarskjöldit, diplomatit suedez dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.Pra, një nëpunës civil ndërkombëtar evropian, i vdekur, mund ta merrte çmimin, por mbrojtësi më i madh i rezistencës jo të dhunshme kundër imperializmit evropian nuk mundej.Rregullat nuk e penguan komitetin ta nderonte Gandhin; vetë komiteti e bëri këtë.Tashti, merreni parasysh ish-presidentin Obama.Në vitin 2009, z. Obama mori Çmimin Nobel për Paqen më pak se nëntë muaj pasi kishte marrë detyrën. Ai kishte mbajtur fjalime mbresëlënëse dhe kishte premtuar bashkëpunim ndërkombëtar, po

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Duke anashkaluar ata që kanë dhënë jetën duke luftuar tiraninë.Nga: Miles Yu / The Washington Times Përkthimi: Telegrafi.comÇmimi Nobel për Paqen ka një problem serioz.Përtej zgjedhjeve të diskutueshme të herëpashershme, Komiteti Norvegjez i Nobelit është bërë gjithnjë e më ideologjik, duke shpërblyer kauzat politike të cilat janë në modë dhe figurat e parapëlqyera të establishmentit ndërkombëtar, ndërsa anashkalon ata që kanë sakrifikuar lirinë e tyre - dhe ndonjëherë edhe jetën - duke luftuar tiraninë.Kjo është veçanërisht e dukshme në luftërat kundër kolonializmit evropian, totalitarizmit komunist dhe ekstremizmit gjenocidal islamist.Komiteti ka bërë edhe zgjedhje të admirueshme. Pastori Martin Luther King Jr., kryepeshkopi Desmond Tutu, Dalai Lama dhe Liu Xiaobo e meritonin këtë vlerësim. Këto përjashtime i bëjnë edhe më të vështira për shpjegim anashkalimet e dukshme të komitetit.Asnjëra nuk është më flagrante se ajo e Mahatma Gandhit. Njeriu, rezistenca jo e dhunshme e të cilit ndihmoi në gjunjëzimin e Perandorisë Britanike, u nominua pesë herë nga viti 1937 deri më 1948. Ai nuk fitoi kurrë.Kur Gandhi u vra në janar 1948, komiteti nuk e dha çmimin, duke deklaruar se atë vit nuk kishte asnjë kandidat të gjallë të përshtatshëm.Megjithatë, dhënia e çmimeve Nobel pas vdekjes nuk u ndalua zyrtarisht deri në vitin 1974. Në fakt, në vitin 1961, komiteti ia dha Çmimin Nobel për Paqen, pas vdekjes, Dag Hammarskjöldit, diplomatit suedez dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.Pra, një nëpunës civil ndërkombëtar evropian, i vdekur, mund ta merrte çmimin, por mbrojtësi më i madh i rezistencës jo të dhunshme kundër imperializmit evropian nuk mundej.Rregullat nuk e penguan komitetin ta nderonte Gandhin; vetë komiteti e bëri këtë.Tashti, merreni parasysh ish-presidentin Obama.Në vitin 2009, z. Obama mori Çmimin Nobel për Paqen më pak se nëntë muaj pasi kishte marrë detyrën. Ai kishte mbajtur fjalime mbresëlënëse dhe kishte premtuar bashkëpunim ndërkombëtar, po

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…