Nga: Korab Basha, artist i fotografisëEkspozita e fotografisë, “Në sytë e tjetrit”, është një rrëfim fotografik mbi takimet e mia me persona që kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Nuk është përpjekje për ta treguar dhimbjen e tyre në vend të tyre. Është përpjekja ime për ta parë atë përmes syrit që flet të gjitha gjuhët. Sidomos atë të dhimbjes.Kur e fillova këtë projekt, gjëja e parë që më shqetësonte ishte takimi. Nuk e dija se si do të më prisnin njerëzit që trauma dhe stigma i ndjekë si mallkim. Nuk e dija si të flisja me ta. Si të qasem. Si ta hapja një bisedë për diçka që kishte mbetur e mbyllur për vite të tëra. Kisha frikë nga vetja, nga heshtja ime. Sepse, fjala është ngushëllim. E unë nuk kisha zë. Por, për habinë time, më pritën ndryshe. Folën, u rrëfyen. Nuk ishte e lehtë për ta. As për gratë, as për burrat. Foto e ekspozitës “Në sytë e tjetrit” Fotograf: Korab Basha Në ato takime ishte edhe Linda Sada. Me praninë e saj, me durimin dhe mënyrën e komunikimit, ajo i lehtësonte ato momente të vështira mes meje dhe tyre. Unë isha aty për t’i fotografuar. Por, e dija se para se të fotografoja, duhej të dëgjoja.Burrat i takova në parkun e qytetit të Prishtinës. Ata erdhën dhe u ulëm bashkërisht. Në fillim kisha një siklet të madh. Por, shpejtë u thyen barrierat. Filluan rrëfimet. “Ka ndodhur në një pikë, rrugës për ... më përdhunuan dhe më rrahën shumë”. Një tjetër më tregoi: “Më kapën dhe më dërguan në një depo ...”! Një fjali mbeti gjatë në mendjen time ishte kjo: “Nuk mund t’i bie më andej”! Nuk ishin vetëm fjalë. Ishte trauma që i ndiqte ... Rrëfime të rënda, të dhimbshme, rrëqethëse ... Isha i tronditur nga ajo që po dëgjoja. Foto e ekspozitës “Në sytë e tjetrit”Fotograf: Korab BashaNë fund, pranuan të fotografoheshin. U ula përballë tyre dhe fotografova vetëm bebëzat e syve. Pse bebëzat? Sepse për mua ato janë pasqyrë. Në to mund të shohësh diçka që nuk thuhet me fjalë. Mund të shohësh frikën, dhimbjen, heshtjen ... Në bebëzë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.