PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
YjetAvokatët e Selma Blair pretendojnë se nuk mori ilaçet para incidentit në avion, aktorja lirohet me kusht
2 min čitanja
Yjet

Avokatët e Selma Blair pretendojnë se nuk mori ilaçet para incidentit në avion, aktorja lirohet me kusht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktorja Selma Blair është liruar me kusht, pasi është deklaruar e pafajshme për dy akuza për sulm të shkallës së dytë, lidhur me incidentin e ndodhur gjatë një fluturimi nga Los Angelesi drejt New Yorkut më 11 tetor.Avokatët e saj kanë deklaruar para gjykatës se sjellja e pretenduar e aktores ishte pasojë e një gjendjeje të rëndë konfuzioni, pasi kishte humbur disa doza të ilaçeve dhe kishte pësuar një lëndim në kokë.Sipas raportimeve të mediave amerikane, Blair dyshohet se gjatë fluturimit tentoi të hapte derën e avionit si dhe sulmoi dy stjuardesa, njërën prej të cilave e kafshoi. SelmaPas uljes në aeroportin JFK, ajo u dërgua në spital për vlerësim mjekësor.Gjykata caktoi një garanci prej 20 mijë dollarësh në para të gatshme ose 60 mijë dollarësh përmes një garancie tjetër, ndërsa urdhëroi gjithashtu që aktorja të mos i afrohet infermieres që dyshohet se e ka sulmuar. Aktorja Selma Blair arrestohet pasi dyshohet se kafshoi një stjuardesë dhe tentoi të hapte derën e avionit Seanca e radhës është caktuar për 19 janar 2027, teksa FBI-ja po vazhdon hetimet.Selma Blair, së cilës në vitin 2018 iu diagnostikua skleroza e shumëfishtë, ka zbuluar më vonë se vuan edhe nga distonia dhe sindroma Ehlers-Danlos. Përfaqësuesi i saj kishte deklaruar më herët se aktorja kishte përjetuar një urgjencë mjekësore që çoi në sjelljen e pretenduar. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktorja Selma Blair është liruar me kusht, pasi është deklaruar e pafajshme për dy akuza për sulm të shkallës së dytë, lidhur me incidentin e ndodhur gjatë një fluturimi nga Los Angelesi drejt New Yorkut më 11 tetor.Avokatët e saj kanë deklaruar para gjykatës se sjellja e pretenduar e aktores ishte pasojë e një gjendjeje të rëndë konfuzioni, pasi kishte humbur disa doza të ilaçeve dhe kishte pësuar një lëndim në kokë.Sipas raportimeve të mediave amerikane, Blair dyshohet se gjatë fluturimit tentoi të hapte derën e avionit si dhe sulmoi dy stjuardesa, njërën prej të cilave e kafshoi. SelmaPas uljes në aeroportin JFK, ajo u dërgua në spital për vlerësim mjekësor.Gjykata caktoi një garanci prej 20 mijë dollarësh në para të gatshme ose 60 mijë dollarësh përmes një garancie tjetër, ndërsa urdhëroi gjithashtu që aktorja të mos i afrohet infermieres që dyshohet se e ka sulmuar. Aktorja Selma Blair arrestohet pasi dyshohet se kafshoi një stjuardesë dhe tentoi të hapte derën e avionit Seanca e radhës është caktuar për 19 janar 2027, teksa FBI-ja po vazhdon hetimet.Selma Blair, së cilës në vitin 2018 iu diagnostikua skleroza e shumëfishtë, ka zbuluar më vonë se vuan edhe nga distonia dhe sindroma Ehlers-Danlos. Përfaqësuesi i saj kishte deklaruar më herët se aktorja kishte përjetuar një urgjencë mjekësore që çoi në sjelljen e pretenduar. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…