PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ZvicërAksident me fatalitet në Cyrih, vdes 42-vjeçari pas përplasjes së mopedit me veturën
2 min čitanja
Zvicër

Aksident me fatalitet në Cyrih, vdes 42-vjeçari pas përplasjes së mopedit me veturën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një 42-vjeçar ka vdekur të martën në mëngjes në Cyrih, pasi mopedi me tre rrota që drejtonte u përplas me një veturë. Policia po kërkon dëshmitarë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Aksidenti ndodhi më 13 tetor 2026, pak pas orës 10:15, në Allmendstrasse, pas daljes Cyrih-Brunau. Sipas gjetjeve fillestare të policisë, një grua 40-vjeçare po drejtonte një veturë të kuqe të tipit Audi në autostradën A3, nga Cyrihu në drejtim të Lucernës. Pas daljes Cyrih-Brunau, ajo u përplas me trotuarin e majtë në Allmendstrasse dhe humbi kontrollin e automjetit. Më pas, vetura u përplas me një moped me tre rrota, i cili po lëvizte në Allmendstrasse në drejtim të Leimbach, raporton Blick.Drejtuesi 42-vjeçar i mopedit pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ringjallje nga ekipet e emergjencës, vdiq në vendin e aksidentit. Edhe drejtuesja e veturës pësoi lëndime të lehta. Ajo u dërgua në spital nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Cyrihut për ekzaminime. Policia kërkon dëshmitarë Sipas dëshmive fillestare, drejtuesja e Audi-t kishte udhëtuar nga Schimmelstrasse, përmes Manessestrasse, drejt Sihlhochstrasse/A3W, ku ishte përplasur me sinjalistikën e trafikut dhe kangjellat mbrojtëse përgjatë këtij segmenti. Rrethanat dhe shkaku i aksidentit mbeten të paqarta dhe janë duke u hetuar nga Policia e Qytetit të Cyrihut, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Cyrihut, transmeton Telegrafi.Në vendin e ngjarjes janë thirrur specialistë të Institutit Mjeko-Ligjor të Cyrihut për sigurimin e provave, si dhe specialistë të hetimit të aksidenteve të Policisë së Qytetit të Cyrihut, të cilët kanë kryer dokumentimin fotografik, matjet dhe mbledhjen e provave materiale. Policia u bën thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacione për aksidentin, i cili ndodhi në Allmendstrasse, në dalje të qytetit, pak pas daljes Cyrih-Brunau, që të paraqiten si dëshmitarë. Po ashtu, kërkohen informacione lidhur me mënyrën e drejtimit të Audi-t të kuq në segment

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një 42-vjeçar ka vdekur të martën në mëngjes në Cyrih, pasi mopedi me tre rrota që drejtonte u përplas me një veturë. Policia po kërkon dëshmitarë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Aksidenti ndodhi më 13 tetor 2026, pak pas orës 10:15, në Allmendstrasse, pas daljes Cyrih-Brunau. Sipas gjetjeve fillestare të policisë, një grua 40-vjeçare po drejtonte një veturë të kuqe të tipit Audi në autostradën A3, nga Cyrihu në drejtim të Lucernës. Pas daljes Cyrih-Brunau, ajo u përplas me trotuarin e majtë në Allmendstrasse dhe humbi kontrollin e automjetit. Më pas, vetura u përplas me një moped me tre rrota, i cili po lëvizte në Allmendstrasse në drejtim të Leimbach, raporton Blick.Drejtuesi 42-vjeçar i mopedit pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ringjallje nga ekipet e emergjencës, vdiq në vendin e aksidentit. Edhe drejtuesja e veturës pësoi lëndime të lehta. Ajo u dërgua në spital nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Cyrihut për ekzaminime. Policia kërkon dëshmitarë Sipas dëshmive fillestare, drejtuesja e Audi-t kishte udhëtuar nga Schimmelstrasse, përmes Manessestrasse, drejt Sihlhochstrasse/A3W, ku ishte përplasur me sinjalistikën e trafikut dhe kangjellat mbrojtëse përgjatë këtij segmenti. Rrethanat dhe shkaku i aksidentit mbeten të paqarta dhe janë duke u hetuar nga Policia e Qytetit të Cyrihut, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Cyrihut, transmeton Telegrafi.Në vendin e ngjarjes janë thirrur specialistë të Institutit Mjeko-Ligjor të Cyrihut për sigurimin e provave, si dhe specialistë të hetimit të aksidenteve të Policisë së Qytetit të Cyrihut, të cilët kanë kryer dokumentimin fotografik, matjet dhe mbledhjen e provave materiale. Policia u bën thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacione për aksidentin, i cili ndodhi në Allmendstrasse, në dalje të qytetit, pak pas daljes Cyrih-Brunau, që të paraqiten si dëshmitarë. Po ashtu, kërkohen informacione lidhur me mënyrën e drejtimit të Audi-t të kuq në segment

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…