PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Komisioni evropianKomisioni Evropian: Ndryshimet në ligjin për Specialen bien ndesh me obligimet e Kosovës ndaj BE-së
2 min čitanja
Komisioni evropian

Komisioni Evropian: Ndryshimet në ligjin për Specialen bien ndesh me obligimet e Kosovës ndaj BE-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi i Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të vendit ndaj Bashkimit Evropian, ka deklaruar Christian Wigand, përfaqësues i Komisionit Evropian.Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe rolin e tyre në raport me Kushtetutën e vendit, Wigand rikujtoi qëndrimin e SHBA-së për këtë institucion gjyqësor.“SHBA-ja vazhdimisht e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor”, deklaroi Wigand. Pas BE-së, edhe Franca shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen Ai theksoi se ky institucion është themeluar me vendimet e Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2014-2015, funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i përfshirë në Kushtetutën e vendit.Wigand foli edhe për ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, duke rikujtuar qëndrimin e publikuar më herët nga zëdhënësi i Komisionit Evropian.“Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian”, tha ai. Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në Gjatë konferencës, ai u pyet edhe për çështjet juridike që lidhen me Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese dhe mundësinë e krijimit të një mekanizmi të arbitrazhit në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Për këto çështje, Wigand nuk dha një interpretim të hollësishëm, por u shpreh i gatshëm që këto çështje të shqyrtohen më tej në bashkëpunim me ekipin e tij. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi i Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të vendit ndaj Bashkimit Evropian, ka deklaruar Christian Wigand, përfaqësues i Komisionit Evropian.Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe rolin e tyre në raport me Kushtetutën e vendit, Wigand rikujtoi qëndrimin e SHBA-së për këtë institucion gjyqësor.“SHBA-ja vazhdimisht e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor”, deklaroi Wigand. Pas BE-së, edhe Franca shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen Ai theksoi se ky institucion është themeluar me vendimet e Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2014-2015, funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i përfshirë në Kushtetutën e vendit.Wigand foli edhe për ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, duke rikujtuar qëndrimin e publikuar më herët nga zëdhënësi i Komisionit Evropian.“Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian”, tha ai. Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në Gjatë konferencës, ai u pyet edhe për çështjet juridike që lidhen me Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese dhe mundësinë e krijimit të një mekanizmi të arbitrazhit në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Për këto çështje, Wigand nuk dha një interpretim të hollësishëm, por u shpreh i gatshëm që këto çështje të shqyrtohen më tej në bashkëpunim me ekipin e tij. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…