PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Inteligjenca artificialeNjë zhvillues krijon “alternativa falas” për programet e Adobe dhe Microsoft - si Word, PowerPoint dhe Excel - me ndihmën e AI
2 min čitanja
Inteligjenca artificiale

Një zhvillues krijon “alternativa falas” për programet e Adobe dhe Microsoft - si Word, PowerPoint dhe Excel - me ndihmën e AI

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aplikacionet e krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale tanimë po sfidojnë edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke ofruar alternativa falas ndaj programeve të njohura si Photoshop, Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint.Brandon Thomas, një zhvillues softuerësh i njohur në Reddit me emrin u/ai_art_is_art, ka krijuar projektin ArtCraft, që përfshin një sërë aplikacionesh të ngjashme me programet e Adobe Creative Suite, por që ofrohen falas dhe me kod të hapur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Në mesin e tyre janë PhotoCraft, FilmCraft, DesignCraft dhe EffectCraft, të cilat synojnë të ofrojnë funksione të ngjashme me Photoshop, Premiere Pro dhe After Effects.Por Thomas ka zgjeruar projektin edhe në programet e zyrës, duke prezantuar WordCraft, DeckCraft dhe GridCraft, alternativa përkatësisht për Microsoft Word, PowerPoint dhe Excel.Megjithatë, projektet kanë nxitur debat në internet lidhur me sigurinë e kodit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, etikën e përdorimit të saj dhe faktin se një zhvillues i vetëm po mbikëqyr një numër të madh aplikacionesh.Përkrahësit e projektit e shohin atë si një “alternativë” ndaj modeleve me abonim të kompanive të mëdha.Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse këto aplikacione do të arrijnë të fitojnë përdorues në afat të gjatë. Megjithatë, zhvillimi i tyre ka rihapur debatin nëse Inteligjenca Artificiale mund të ndryshojë tregun e softuerëve dhe të sfidojë programet tradicionale me pagesë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aplikacionet e krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale tanimë po sfidojnë edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke ofruar alternativa falas ndaj programeve të njohura si Photoshop, Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint.Brandon Thomas, një zhvillues softuerësh i njohur në Reddit me emrin u/ai_art_is_art, ka krijuar projektin ArtCraft, që përfshin një sërë aplikacionesh të ngjashme me programet e Adobe Creative Suite, por që ofrohen falas dhe me kod të hapur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Në mesin e tyre janë PhotoCraft, FilmCraft, DesignCraft dhe EffectCraft, të cilat synojnë të ofrojnë funksione të ngjashme me Photoshop, Premiere Pro dhe After Effects.Por Thomas ka zgjeruar projektin edhe në programet e zyrës, duke prezantuar WordCraft, DeckCraft dhe GridCraft, alternativa përkatësisht për Microsoft Word, PowerPoint dhe Excel.Megjithatë, projektet kanë nxitur debat në internet lidhur me sigurinë e kodit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, etikën e përdorimit të saj dhe faktin se një zhvillues i vetëm po mbikëqyr një numër të madh aplikacionesh.Përkrahësit e projektit e shohin atë si një “alternativë” ndaj modeleve me abonim të kompanive të mëdha.Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse këto aplikacione do të arrijnë të fitojnë përdorues në afat të gjatë. Megjithatë, zhvillimi i tyre ka rihapur debatin nëse Inteligjenca Artificiale mund të ndryshojë tregun e softuerëve dhe të sfidojë programet tradicionale me pagesë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…