Njëmbëdhjetë persona janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin ku dy kirurgë të Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Valdet Rexhepi dhe Ekrem Sefiju, akuzohen për marrje ryshfeti, ndërsa nëntë të tjerët dyshohen se u kanë dhënë para në këmbim të shërbimeve mjekësore.Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj kirurgëve Valdet Rexhepi dhe Ekrem Sefiju për veprën penale “Marrje ryshfeti”, ndërsa Florim Veliu, Besim Grajqefci, Blerim Aliu, Fetah Xhafa, Kamer Hyseni, Labinot Kadriu, Selim Nishori, Berat Qafëleshi dhe Valdet Imeri dyshohen për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.Sipas aktakuzës, Rexhepi akuzohet për gjashtë raste të marrjes së ryshfetit, ndërsa Sefiju për tri raste të së njëjtës vepër penale.Prokurorja Fetije Bajrami, gjatë paraqitjes së aktakuzës, ka përshkruar disa nga rastet në të cilat kirurgu Valdet Rexhepi dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar para nga pacientët ose familjarët e tyre në këmbim të ofrimit të shërbimeve mjekësore.“I pandehuri Valdet Rexhepi, më datën 04.03.2026, rreth orës 10:53, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri, në cilësinë e personit zyrtar, mjek kirurg, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon para në shuma të ndryshme, me qëllim që të veprojë në përputhje me detyrën e tij zyrtare për ofrimin e shërbimeve të trajtimit mjekësor për pacientët. Kështu, pranon shumën prej 100 eurosh, në dy herë nga 50 euro, nga Florim Veliu për operimin e pacientes F.V. Nga të dhënat e siguruara, pacientja F.V. është operuar nga i pandehuri dhe është regjistruar në librin e protokollit. Me këtë, ka kryer veprën penale ‘Marrje ryshfeti’, nga neni 421, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri Valdet Rexhepi, më datën 05.03.2026, rreth orës 10:08, në Spitalin e Vushtrrisë, në cilësinë e personit zyrtar, mjek kirurg, ka pranuar shumën prej 100 eurosh, në dy herë nga 50 euro, nga Berat Qafëleshi, përfaqësues i kompanisë farmaceuti
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
