Daut maxhuniDaut Maxhuni për Telegrafin: Nuk desha ta lë Vushtrrinë në këtë gjendje, dashuria për klubin më bëri të qëndroj
2 min čitanja
Daut maxhuni
Daut Maxhuni për Telegrafin: Nuk desha ta lë Vushtrrinë në këtë gjendje, dashuria për klubin më bëri të qëndroj
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kapiteni i Vushtrrisë, Daut Maxhuni, ka folur për fitoren e parë të skuadrës në Superligën e Kosovës, vështirësitë e klubit dhe arsyet që e shtynë të qëndrojë besnik, pavarësisht problemeve me të cilat u përball ekipi në fillim të sezonit.Vushtrria e ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së tetë, pas shtatë humbjeve radhazi.Në një intervistë për Telegrafin, kapiteni Daut Maxhuni e vlerësoi këtë triumf si një moment të rëndësishëm, duke shpresuar se tri pikët do të ndikojnë pozitivisht në atmosferën e skuadrës dhe do t'u japin futbollistëve motivim për ndeshjet e ardhshme.“Vërtet është fitore e rëndësishme dhe ka ardhur në momentin më të mirë për ekipin, pasi kemi pasur shumë probleme në fillim të kampionatit. Besoj se do të ndikojë pozitivisht te ekipi”, u shpreh Maxhuni. Tri fusha, shtatë humbje dhe një fitore që rikthen shpresën – Vushtrria po lufton edhe larg shtëpisë Kapiteni theksoi se mungesa e stadiumit dhe kushtet jo të mira të stërvitjes kanë ndikuar në skuadër. Sipas tij, tifozët dhe fusha vendase kanë qenë ndër armët më të forta të Vushtrrisë.“Ne, si klub, për të treguar të drejtën, frymëzimin dhe armën tonë më të fortë i kemi pasur tifozët dhe stadiumin vendas. Që na ka penalizuar, nuk ka diskutim. Edhe kushtet ku po stërvitemi për momentin nuk janë aspak të mira, pasi në stadium kanë filluar punimet. Duhet të përballemi me shumë gjëra”, tha ai. Maxhuni shpreson që të gjendet një zgjidhje për fushën në Dobërllukë, në mënyrë që skuadra t'i zhvillojë ndeshjet e pranverës si vendase. Pavarësisht vështirësive, kapiteni vendosi të mos largohej nga klubi në një periudhë të ndjeshme, duke theksuar se dashuria për Vushtrrinë që nga fëmijëria ndikoi në vendimin e tij.“Si kapiten, të tregoj të drejtën, kemi pasur vështirësi shumë të mëdha gjatë rrugëtimit, për ambicie të ndryshme. Mirëpo, kësaj here situata është krejt ndryshe. Gjendja në klub nuk ka qenë e mirë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.