PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kori siparantum“Siparantum” kërkon mbështetje për udhëtimin në Pragë, thotë se Komuna e Pejës ia uli financimin për 80 për qind
2 min čitanja
Kori siparantum

“Siparantum” kërkon mbështetje për udhëtimin në Pragë, thotë se Komuna e Pejës ia uli financimin për 80 për qind

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kori “Siparantum” ka kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët dhe donatorët për të përfaqësuar Kosovën në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 23 nëntor 2026 në Pragë të Çekisë.Në një thirrje publike, kori ka bërë të ditur se për realizimin e këtij udhëtimi artistik i nevojiten 21 mijë euro për transportin, akomodimin dhe ushqimin. Sipas njoftimit, mbështetja financiare nevojitet deri më 1 nëntor 2026, për shkak të afateve të organizimit.Gjatë qëndrimit në Pragë, “Siparantum” pritet të performojë në disa hapësira koncertale, përfshirë Smetana Hall, St. Salvator Church dhe St. Nicholas Church.Kori u ka bërë thirrje qytetarëve dhe donatorëve që të kontribuojnë për realizimin e këtij udhëtimi, duke theksuar se çdo ndihmë do të kontribuonte në përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Kjo thirrje vjen pas një reagimi publik të korit lidhur me mbështetjen financiare nga Komuna e Pejës për vitin 2026.Sipas “Siparantum”, komuna e kishte mbështetur korin me nga 10 mijë euro në vit gjatë periudhës 2023–2025, ndërsa për vitin 2026 i kishte ndarë vetëm 2 mijë euro, shumë kjo që, sipas korit, paraqet ulje prej 80 për qind.Kori e ka cilësuar këtë mbështetje si të pamjaftueshme, duke iu referuar aktiviteteve artistike, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe çmimeve të fituara gjatë këtij viti.Në gusht, “Siparantum” përfaqësoi Kosovën në festivalin ndërkombëtar të koraleve në Kuala Lumpur të Malajzisë, nga ku, sipas njoftimit të korit, u kthye me dy çmime të arta dhe çmimin special “Creative Staging”.Ndërkaq, në festivalin ndërkombëtar të koraleve në Herceg Novi, Mali i Zi, kori njoftoi se fitoi vendin e parë në kategorinë “Mixed Choir” me 97 pikë, si dhe çmimin “Outstanding Performance of Contemporary Composition”. Dirigjenti Memli Kelmendi u vlerësua me çmimin “Award for the Most Promising Conductor”.“Siparantum” ka bërë të ditur se më 30 shtator i kishte kërkuar Komunës së Pejës rishqyrtimin e shumës së ndarë, ndërsa më 8 tetor e kish

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kori “Siparantum” ka kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët dhe donatorët për të përfaqësuar Kosovën në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 23 nëntor 2026 në Pragë të Çekisë.Në një thirrje publike, kori ka bërë të ditur se për realizimin e këtij udhëtimi artistik i nevojiten 21 mijë euro për transportin, akomodimin dhe ushqimin. Sipas njoftimit, mbështetja financiare nevojitet deri më 1 nëntor 2026, për shkak të afateve të organizimit.Gjatë qëndrimit në Pragë, “Siparantum” pritet të performojë në disa hapësira koncertale, përfshirë Smetana Hall, St. Salvator Church dhe St. Nicholas Church.Kori u ka bërë thirrje qytetarëve dhe donatorëve që të kontribuojnë për realizimin e këtij udhëtimi, duke theksuar se çdo ndihmë do të kontribuonte në përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Kjo thirrje vjen pas një reagimi publik të korit lidhur me mbështetjen financiare nga Komuna e Pejës për vitin 2026.Sipas “Siparantum”, komuna e kishte mbështetur korin me nga 10 mijë euro në vit gjatë periudhës 2023–2025, ndërsa për vitin 2026 i kishte ndarë vetëm 2 mijë euro, shumë kjo që, sipas korit, paraqet ulje prej 80 për qind.Kori e ka cilësuar këtë mbështetje si të pamjaftueshme, duke iu referuar aktiviteteve artistike, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe çmimeve të fituara gjatë këtij viti.Në gusht, “Siparantum” përfaqësoi Kosovën në festivalin ndërkombëtar të koraleve në Kuala Lumpur të Malajzisë, nga ku, sipas njoftimit të korit, u kthye me dy çmime të arta dhe çmimin special “Creative Staging”.Ndërkaq, në festivalin ndërkombëtar të koraleve në Herceg Novi, Mali i Zi, kori njoftoi se fitoi vendin e parë në kategorinë “Mixed Choir” me 97 pikë, si dhe çmimin “Outstanding Performance of Contemporary Composition”. Dirigjenti Memli Kelmendi u vlerësua me çmimin “Award for the Most Promising Conductor”.“Siparantum” ka bërë të ditur se më 30 shtator i kishte kërkuar Komunës së Pejës rishqyrtimin e shumës së ndarë, ndërsa më 8 tetor e kish

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…