PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KafshëtZvicër, 53 kafshë shpëtohen nga kushtet e rënda në një fermë - pronarja kishte ndalim për mbajtjen e tyre
2 min čitanja
Kafshët

Zvicër, 53 kafshë shpëtohen nga kushtet e rënda në një fermë - pronarja kishte ndalim për mbajtjen e tyre

Reakcije čitalacaUčitavamo…

13 kuaj dhe 40 qen mbaheshin në kushte të rënda, me ushqim të pamjaftueshëm dhe kujdes të mangët. Pronarja kishte ndalim për mbajtjen e kafshëve, por nuk e kishte respektuar atë. Shërbimi veterinar i kantonit të Aargaut në Zvicër ka konfiskuar 53 kafshë nga një fermë në rajonin Fricktal, pasi konstatoi kushte të rënda të neglizhencës dhe shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve, raporton Watson. Bëhet fjalë për 13 kuaj të racës Appaloosa dhe 40 qen të racave Australian Shepherd dhe Border Collie, të cilët mbaheshin në kushte të papërshtatshme, me ushqim të pamjaftueshëm dhe pa kujdesin e nevojshëm. Gjatë ndërhyrjes, autoritetet zbuluan shkelje të tjera, përfshirë mungesën e ujit të pijshëm për qentë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, njëri prej kuajve u desh të eutanizohej. Pronarja kishte ndalim për mbajtjen e kafshëve Sipas njoftimit të shërbimit veterinar, pronarja ishte paralajmëruar më herët për problemet në fermë. Në shkurt, ndaj saj ishte vendosur ndalimi për të mbajtur, kujdesur apo shumuar kafshë në të gjithë territorin e Zvicrës, transmeton Telegrafi. Vendimi ishte marrë pas konstatimit të disa shkeljeve të mirëqenies së kafshëve. Ato mbaheshin në hapësira me baltë, ndërsa kujdesi për to ishte lënë pas dore. Gjithashtu, shtretërit nuk ishin të përshtatshëm, stallat ishin tepër të errëta ose të vogla dhe kafshët nuk merrnin ushqim të mjaftueshëm. Pronarja duhej t'i dorëzonte kafshët deri në mesin e korrikut, por nuk e përmbushi këtë detyrim dhe, sipas autoriteteve, nuk bashkëpunoi me shërbimin veterinar. U ngrit padi penale Për shkak të mosrespektimit të ndalimit, autoritetet ndërhynë dhe larguan 53 kafshët nga ferma të mërkurën e kaluar. Gjatë operacionit u evidentuan shkelje të tjera të ligjit për mbrojtjen e kafshëve, çka çoi në ngritjen e një padie penale ndaj pronares. Pas largimit, kafshët morën kujdes veterinar dhe u transferuan në mjedise të përshtatshme për nevojat e tyre. Kafshët do të vendosen në shtëpi të reja Autoritetet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

13 kuaj dhe 40 qen mbaheshin në kushte të rënda, me ushqim të pamjaftueshëm dhe kujdes të mangët. Pronarja kishte ndalim për mbajtjen e kafshëve, por nuk e kishte respektuar atë. Shërbimi veterinar i kantonit të Aargaut në Zvicër ka konfiskuar 53 kafshë nga një fermë në rajonin Fricktal, pasi konstatoi kushte të rënda të neglizhencës dhe shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve, raporton Watson. Bëhet fjalë për 13 kuaj të racës Appaloosa dhe 40 qen të racave Australian Shepherd dhe Border Collie, të cilët mbaheshin në kushte të papërshtatshme, me ushqim të pamjaftueshëm dhe pa kujdesin e nevojshëm. Gjatë ndërhyrjes, autoritetet zbuluan shkelje të tjera, përfshirë mungesën e ujit të pijshëm për qentë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, njëri prej kuajve u desh të eutanizohej. Pronarja kishte ndalim për mbajtjen e kafshëve Sipas njoftimit të shërbimit veterinar, pronarja ishte paralajmëruar më herët për problemet në fermë. Në shkurt, ndaj saj ishte vendosur ndalimi për të mbajtur, kujdesur apo shumuar kafshë në të gjithë territorin e Zvicrës, transmeton Telegrafi. Vendimi ishte marrë pas konstatimit të disa shkeljeve të mirëqenies së kafshëve. Ato mbaheshin në hapësira me baltë, ndërsa kujdesi për to ishte lënë pas dore. Gjithashtu, shtretërit nuk ishin të përshtatshëm, stallat ishin tepër të errëta ose të vogla dhe kafshët nuk merrnin ushqim të mjaftueshëm. Pronarja duhej t'i dorëzonte kafshët deri në mesin e korrikut, por nuk e përmbushi këtë detyrim dhe, sipas autoriteteve, nuk bashkëpunoi me shërbimin veterinar. U ngrit padi penale Për shkak të mosrespektimit të ndalimit, autoritetet ndërhynë dhe larguan 53 kafshët nga ferma të mërkurën e kaluar. Gjatë operacionit u evidentuan shkelje të tjera të ligjit për mbrojtjen e kafshëve, çka çoi në ngritjen e një padie penale ndaj pronares. Pas largimit, kafshët morën kujdes veterinar dhe u transferuan në mjedise të përshtatshme për nevojat e tyre. Kafshët do të vendosen në shtëpi të reja Autoritetet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…