Sot, është mbajtur eventi përmbyllës i projektit PIAKOS, me temën “Nga e drejta në veprim”, ku janë prezantuar aktivitetet dhe rezultatet e projektit në fushën e regjistrimit të pronës.Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në fjalën e tij ka thënë se regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish brenda më pak se një dekade, ndërsa ka theksuar rëndësinë e dokumentacionit pronësor për sigurinë juridike, mirëqenien dhe dinjitetin e familjeve, raporton KosovaPress.“Bashkëpunimi i qeverisë sonë me Qendrën për Avokim dhe Trajnime, ATRC, nëpërmjet programit PIAKOS, është me të vërtetë një vlerë e shtuar, sepse ajo nuk u ndal te fushata e informuese, por u zbatua në terren me qytetarët, përmes mbështetjes direkte në 16 komuna anembanë Kosovës, me ç’rast meritë të veçantë kanë shumë aktivistë të cilët punuan në këtë drejtim dhe ku përfitues janë posaçërisht gratë, të cilat arritën të rregullojnë dokumentacionin pronësor, procedurat e trashëgimisë te noterët dhe shërbimet gjeodezike. Për më pak se sa një dekadë, është 300-fishuar regjistrimi i pronave nga të dy bashkëshortët. Në vitin 2016, kanë qenë rreth 100 prona, në tërë Kosovën, që janë regjistruar në emrin e të dy bashkëshortëve të një çifti, dhe sot që po flasim, kjo shifër është rreth 31,000. Pra, kemi një rritje 300-fish të numrit të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve”, tha ai.Drejtori ekzekutiv i ATRC-së, Kushtrim Kaloshi, ka thënë se e drejta e pronës nuk lidhet vetëm me dokumentet dhe procedurat administrative, por edhe me sigurinë familjare, pavarësinë ekonomike dhe barazinë e qytetarëve.“Kur flasim për të drejtën e pronës, nuk flasim thjesht për dokumente nuk flasim për parcela, nuk flasim për procedura administrative. Është çështja është më e thellë se kaq. Flasim për sigurinë e një familje, flasim për pavarësinë ekonomike të një familje, të një gruaje, mundësitë e një të riu, dhe mbi të gjitha, për dinjitetin dhe barazinë e
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
