PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleBE-ja mbështet nisma vullnetare që nxisin pjesëmarrjen qytetare në Prishtinë dhe Partesh
2 min čitanja
Prishtina lokale

BE-ja mbështet nisma vullnetare që nxisin pjesëmarrjen qytetare në Prishtinë dhe Partesh

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe Suedisë, të rinjtë dhe banorët në Prishtinë dhe Partesh janë angazhuar në aktivitete vullnetare për përmirësimin e hapësirave të përbashkëta dhe mjedisit.Në Prishtinë, nisma lokale Studio Space ka organizuar aksione pastrimi në kuadër të projektit “Lagje të pastra, komunitet i bashkuar”, ndërsa në Partesh, të rinjtë kanë mbjellë 30 pemë përmes nismës “Youth Decide!”.Sipas njoftimit, në Prishtinë janë angazhuar rreth 30 vullnetarë, të cilët deri më tani kanë pastruar shtatë lagje. Aksione të tjera janë planifikuar edhe në dy lagje të tjera. Aksioni i fundit u mbajt në Lakrishtë, ku vullnetarëve iu bashkuan edhe banorët e lagjes, pavarësisht kushteve me shi.“Këto pastrime i kemi filluar sepse, si komunitet, e kemi parë të nevojshme të bëjmë diçka për ta përmirësuar qytetin ku jetojmë. Këtu jemi që nga ora nëntë e mëngjesit dhe kemi pastruar. Në fillim ishim dhjetë vullnetarë, por na janë bashkuar edhe banorët e lagjes, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar”, tha Endritura Gllogjani nga Studio Space.Ajo bëri të ditur se mbështetja nga partnerët, përfshirë KCSF-në dhe Bashkimin Evropian, ka mundësuar vazhdimin dhe zgjerimin e nismës së pastrimit në nëntë lagje. Ndërkaq, në Partesh, 30 pjesëmarrës që paraprakisht kishin ndjekur Shkollën e Demokracisë Lokale morën pjesë në aktivitetin “Adopto një pemë”, duke mbjellë gjithsej 30 pemë.Në secilën pemë u vendos një etiketë me emrin e njërit prej pjesëmarrësve, si shenjë e angazhimit të tyre për t'u kujdesur për pemët dhe për të kontribuar në krijimin e një mjedisi më të gjelbër.“Ky aktivitet simbolik i mbjelljes së një peme ka pikërisht për qëllim që, para së gjithash, t'i nxisë të rinjtë të angazhohen në aktivizëm, e më pas edhe të bëjmë diçka të dobishme për shoqërinë në të cilën jetojmë”, tha Stefan Stojanoviç, udhëheqës i nismës “Youth Decide!”. Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Dren Puka, tha se mbështetja e vullnetarizmit ndërlidh

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe Suedisë, të rinjtë dhe banorët në Prishtinë dhe Partesh janë angazhuar në aktivitete vullnetare për përmirësimin e hapësirave të përbashkëta dhe mjedisit.Në Prishtinë, nisma lokale Studio Space ka organizuar aksione pastrimi në kuadër të projektit “Lagje të pastra, komunitet i bashkuar”, ndërsa në Partesh, të rinjtë kanë mbjellë 30 pemë përmes nismës “Youth Decide!”.Sipas njoftimit, në Prishtinë janë angazhuar rreth 30 vullnetarë, të cilët deri më tani kanë pastruar shtatë lagje. Aksione të tjera janë planifikuar edhe në dy lagje të tjera. Aksioni i fundit u mbajt në Lakrishtë, ku vullnetarëve iu bashkuan edhe banorët e lagjes, pavarësisht kushteve me shi.“Këto pastrime i kemi filluar sepse, si komunitet, e kemi parë të nevojshme të bëjmë diçka për ta përmirësuar qytetin ku jetojmë. Këtu jemi që nga ora nëntë e mëngjesit dhe kemi pastruar. Në fillim ishim dhjetë vullnetarë, por na janë bashkuar edhe banorët e lagjes, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar”, tha Endritura Gllogjani nga Studio Space.Ajo bëri të ditur se mbështetja nga partnerët, përfshirë KCSF-në dhe Bashkimin Evropian, ka mundësuar vazhdimin dhe zgjerimin e nismës së pastrimit në nëntë lagje. Ndërkaq, në Partesh, 30 pjesëmarrës që paraprakisht kishin ndjekur Shkollën e Demokracisë Lokale morën pjesë në aktivitetin “Adopto një pemë”, duke mbjellë gjithsej 30 pemë.Në secilën pemë u vendos një etiketë me emrin e njërit prej pjesëmarrësve, si shenjë e angazhimit të tyre për t'u kujdesur për pemët dhe për të kontribuar në krijimin e një mjedisi më të gjelbër.“Ky aktivitet simbolik i mbjelljes së një peme ka pikërisht për qëllim që, para së gjithash, t'i nxisë të rinjtë të angazhohen në aktivizëm, e më pas edhe të bëjmë diçka të dobishme për shoqërinë në të cilën jetojmë”, tha Stefan Stojanoviç, udhëheqës i nismës “Youth Decide!”. Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Dren Puka, tha se mbështetja e vullnetarizmit ndërlidh

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…