PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bekim saliSali: Maqedonia e Veriut kërkon përfshirje domethënëse të vendeve kandidate në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike
2 min čitanja
Bekim sali

Sali: Maqedonia e Veriut kërkon përfshirje domethënëse të vendeve kandidate në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zv. kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në mëngjesin e punës të organizuar në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, theksoi rëndësinë e përfshirjes së vendeve kandidate që nga fillimi në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike, thuhet në njoftimin e MSÇE-së.Sali nënvizoi se manipulimi i informacionit nga aktorë të huaj, sulmet kibernetike dhe presionet ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile përbëjnë kërcënime të përbashkëta për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate. Sipas tij, qëndrueshmëria demokratike është bërë pjesë thelbësore e sigurisë evropiane.Përfshirja në këtë qendër do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut qasje më të shpejtë në vlerësimet evropiane të kërcënimeve, mekanizmat e paralajmërimit të hershëm, ekspertizën dhe rrjetet operacionale. Njëkohësisht, do të forconte kapacitetet për luftimin e dezinformimit, komunikimin strategjik, sigurinë kibernetike dhe mbështetjen për mediat e pavarura e shoqërinë civile, duke ndihmuar edhe reformat në fushat themelore të procesit të anëtarësimit.Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut synon të jetë jo vetëm përfituese, por edhe kontribuuese aktive, duke ndarë përvojën e saj në përballjen me kërcënimet hibride. Ai bëri të ditur se kanë nisur përgatitjet e brendshme për pjesëmarrje substanciale, se Ministria e Drejtësisë është caktuar institucion koordinues dhe se janë emëruar pikat e kontaktit për komunikim me Sekretariatin e Qendrës.Në përfundim, Sali bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përfshirja e hershme e vendeve kandidate në instrumentet evropiane e bën zgjerimin një kontribut konkret për sigurinë, demokracinë dhe unitetin e Evropës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zv. kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në mëngjesin e punës të organizuar në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, theksoi rëndësinë e përfshirjes së vendeve kandidate që nga fillimi në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike, thuhet në njoftimin e MSÇE-së.Sali nënvizoi se manipulimi i informacionit nga aktorë të huaj, sulmet kibernetike dhe presionet ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile përbëjnë kërcënime të përbashkëta për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate. Sipas tij, qëndrueshmëria demokratike është bërë pjesë thelbësore e sigurisë evropiane.Përfshirja në këtë qendër do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut qasje më të shpejtë në vlerësimet evropiane të kërcënimeve, mekanizmat e paralajmërimit të hershëm, ekspertizën dhe rrjetet operacionale. Njëkohësisht, do të forconte kapacitetet për luftimin e dezinformimit, komunikimin strategjik, sigurinë kibernetike dhe mbështetjen për mediat e pavarura e shoqërinë civile, duke ndihmuar edhe reformat në fushat themelore të procesit të anëtarësimit.Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut synon të jetë jo vetëm përfituese, por edhe kontribuuese aktive, duke ndarë përvojën e saj në përballjen me kërcënimet hibride. Ai bëri të ditur se kanë nisur përgatitjet e brendshme për pjesëmarrje substanciale, se Ministria e Drejtësisë është caktuar institucion koordinues dhe se janë emëruar pikat e kontaktit për komunikim me Sekretariatin e Qendrës.Në përfundim, Sali bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përfshirja e hershme e vendeve kandidate në instrumentet evropiane e bën zgjerimin një kontribut konkret për sigurinë, demokracinë dhe unitetin e Evropës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…