Maden groupPse lindi Adapt Academy? Ideal Vejsa flet për nevojën për më shumë praktikë në arkitekturë
2 min čitanja
Maden group
Pse lindi Adapt Academy? Ideal Vejsa flet për nevojën për më shumë praktikë në arkitekturë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kërkesa e lartë për praktikë, sfidat që shfaqen gjatë realizimit të projekteve dhe nevoja për një lidhje më të fortë mes arkitektëve dhe industrisë ishin disa nga arsyet që çuan në krijimin e Adapt Academy.Duke folur për idenë pas akademisë, Ideal Vejsa shpjegon se koncepti është ndërtuar mbi nevojën për t’i përgatitur më mirë profesionistët për kërkesat reale të tregut.Sipas tij, një prej shtysave kryesore ka qenë interesimi i madh i studentëve për të zhvilluar praktikë në zyrat e tyre, përballë kapaciteteve të kufizuara për ta përballuar gjithë atë kërkesë.“Një prej faktorëve më të rëndësishëm ka qenë kërkesa shumë e madhe prej studentëve për të bërë praktikë në zyrat tona dhe pamundësia jonë për ta mbuluar gjithë atë kërkesë.”Vejsa thekson gjithashtu një tjetër sfidë që shfaqet në profesion: dallimin mes aftësive në projektim dhe njohurive që kërkohen gjatë realizimit të punëve në terren.“Gjatë projektimit, shumë arkitektë jemi shumë të mirë në pjesën e vizatimeve, mirëpo kur vjen puna te ekzekutimi i punëve, aty çalojmë.”Një tjetër element që ka ndikuar në krijimin e akademisë ka qenë mundësia për bashkëpunim me kompani që lidhen drejtpërdrejt me profesionin e arkitekturës dhe me procesin e realizimit të projekteve.Përmes kësaj iniciative, synimi është të krijohet më shumë hapësirë për zhvillim profesional, të forcohet lidhja mes teorisë dhe praktikës dhe të kontribuohet në ngritjen e cilësisë së punës në sektor.Sipas Vejsës, ideja është që përmes një përgatitjeje më të mirë praktike të rritet konkurrenca në profesion dhe, në fund, të ketë edhe ndërtime më cilësore në vend.“Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact. - YouTube www.youtube.com
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.