Business resetVlerat e kapitalit njerëzor: si e ndërtoi DBS Group avantazhin që e diferencon
2 min čitanja
Business reset
Vlerat e kapitalit njerëzor: si e ndërtoi DBS Group avantazhin që e diferencon
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një nga historitë më të qëndrueshme të suksesit në industrinë prodhuese shqiptare është ndërtuar mbi një bindje të vetme: kapitali njerëzor është burimi më i rëndësishëm i një kompanie. Për më shumë se dhjetë vjet, DBS Group e ka vënë këtë bindje në qendër të çdo vendimi, duke e bërë të qartë se njerëzit e saj janë pika e nisjes së çdo rritjeje.Çfarë nisi në vitin 2014 si një strukturë prodhuese me hapësirë modeste, e mundësuar nga një partneritet strategjik me Decathlon, është shndërruar sot në një qendër industriale ku mbi 800 punonjës punojnë me standarde teknike dhe organizative të krahasueshme me ato të Evropës Qendrore. Me një sipërfaqe operimi mbi 17,600 m² dhe një zinxhir të integruar prej më shumë se 7 proceseve industriale, DBS prodhon veshje teknike për marka të njohura globalisht, si Quechua, Kalenji, The North Face, Salewa, Dynafit, etj dhe renditet ndër katër kompanitë më të mëdha në Evropë në këtë industri.DBS Group është pjesë e një grupi industrial me mbi 20 vjet aktivitet në zonën panevropiane, dhe prania e saj në Shqipëri është rezultat i një strategjie të mirëmenduar. Ajo synon një model zhvillimi të balancuar dhe afatgjatë, ku rritja ekonomike ecën paralelisht me përmirësimin e kushteve të punës, formimin profesional dhe ndërtimin e vlerës sociale.Historia e DBS tregon se kapitali njerëzor nuk është një zë në raportin vjetor, por një vendim që merret çdo ditë: si zgjidhen njerëzit, si zhvillohen, si trajtohen dhe sa u besohet. Siç thotë Drejtori i Përgjithshëm i DBS Group, z. Elidon Avrami: “Në qendër të filozofisë sonë qëndron njeriu. Ne pretendojmë që punonjësit tanë të jenë dhe të trajtohen si pjesëmarrës aktivë në suksesin e kompanisë, me mundësi reale për zhvillim profesional, rritje të standardeve të punës dhe përfitime personale të qëndrueshme.” Çmimin dhe teknologjinë konkurrenti mund t’i kopjojë. Një ekip që është rritur bashkë për dhjetë vjet, jo.Në këtë mënyrë, DBS ka ndërtuar me kalimin e viteve një marrëdhënie besimi të ndërsjellë m
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.