PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Duane “keffe d” davisRasti i vrasjes së Tupac Shakur - sot shpallet dënimi për të akuzuarin për organizimin e krimit
2 min čitanja
Duane “keffe d” davis

Rasti i vrasjes së Tupac Shakur - sot shpallet dënimi për të akuzuarin për organizimin e krimit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Duane “Keffe D” Davis pritet të dëgjojë sot në Las Vegas dënimin për vrasjen e reperit të njohur Tupac Shakur, i cili u qëllua për vdekje në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare. Davis, 63 vjeç, u shpall fajtor në gusht për vrasje të shkallës së parë dhe përballet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.Tupac u qëllua më 7 shtator 1996, teksa ndodhej në një BMW të zezë me producentin muzikor Marion “Suge” Knight. DuaneNjë Cadillac i bardhë u ndal pranë tyre në semafor dhe nga automjeti u hap zjarr. Reperi ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, ndërsa Knight mbijetoi.Vrasja mbeti e pazbardhur për vite me radhë, derisa Davis, ish-udhëheqës i grupit South Side Compton Crips, foli publikisht për përfshirjen e tij në të shtënat.Ai pretendoi se gjithçka nisi pas një përleshjeje në Las Vegas, ku Tupac dhe shoqëruesit e tij kishin sulmuar nipin e tij. Davis pranoi se kishte qenë në sediljen e pasagjerit të Cadillac-ut dhe se kishte siguruar armën që u përdor në sulm.Prokuroria u mbështet në deklaratat e tij të mëparshme, duke argumentuar se ai kishte organizuar vrasjen dhe kishte siguruar armën.Ndërkohë, mbrojtja kundërshtoi akuzat, duke vënë në dukje mungesën e provave fizike dhe duke pretenduar se Davis kishte gënjyer për të përfituar financiarisht. Pas shpalljes fajtor, ai deklaroi se do ta apelonte vendimin.Davis mbetet personi i vetëm i akuzuar dhe i dënuar për vrasjen e reperit legjendar.Në seancën e dënimit pritet të flasin edhe anëtarë të familjes së Tupac-ut, i cili, përtej famës botërore, ishte një djalë, vëlla dhe i afërm i dashur për familjen e tij. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Duane “Keffe D” Davis pritet të dëgjojë sot në Las Vegas dënimin për vrasjen e reperit të njohur Tupac Shakur, i cili u qëllua për vdekje në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare. Davis, 63 vjeç, u shpall fajtor në gusht për vrasje të shkallës së parë dhe përballet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.Tupac u qëllua më 7 shtator 1996, teksa ndodhej në një BMW të zezë me producentin muzikor Marion “Suge” Knight. DuaneNjë Cadillac i bardhë u ndal pranë tyre në semafor dhe nga automjeti u hap zjarr. Reperi ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, ndërsa Knight mbijetoi.Vrasja mbeti e pazbardhur për vite me radhë, derisa Davis, ish-udhëheqës i grupit South Side Compton Crips, foli publikisht për përfshirjen e tij në të shtënat.Ai pretendoi se gjithçka nisi pas një përleshjeje në Las Vegas, ku Tupac dhe shoqëruesit e tij kishin sulmuar nipin e tij. Davis pranoi se kishte qenë në sediljen e pasagjerit të Cadillac-ut dhe se kishte siguruar armën që u përdor në sulm.Prokuroria u mbështet në deklaratat e tij të mëparshme, duke argumentuar se ai kishte organizuar vrasjen dhe kishte siguruar armën.Ndërkohë, mbrojtja kundërshtoi akuzat, duke vënë në dukje mungesën e provave fizike dhe duke pretenduar se Davis kishte gënjyer për të përfituar financiarisht. Pas shpalljes fajtor, ai deklaroi se do ta apelonte vendimin.Davis mbetet personi i vetëm i akuzuar dhe i dënuar për vrasjen e reperit legjendar.Në seancën e dënimit pritet të flasin edhe anëtarë të familjes së Tupac-ut, i cili, përtej famës botërore, ishte një djalë, vëlla dhe i afërm i dashur për familjen e tij. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…