PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkimi evropianNë BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
2 min čitanja
Bashkimi evropian

Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vjet pas anëtarësimit.Ky është thelbi i strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerimin, e cila u prezantua më 6 tetor.Qëllimi është që blloku të mos ketë më një tjetër Viktor Orban, apo, siç u shpreh më herët komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, të mos pranojë “kuaj troje” që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE.Ish-kryeministri hungarez, Orban, i cili qëndroi në pushtet për 16 vjet, e përdori shpesh të drejtën e vetos për të bllokuar ose vështirësuar vendimmarrjen e BE-së në politikën e jashtme - nga sanksionet kundër Rusisë deri te ndihma financiare për Ukrainën.Por, problemet nisën brenda vetë Hungarisë, me sundimin e ligjit.Pasi mori pushtetin më 2010, ai miratoi një kushtetutë të re, vuri nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe largoi qindra gjyqtarë përmes pensionimit të detyrueshëm.Ai mori kontrollin edhe mbi shumicën e mediave dhe ndryshoi sistemin zgjedhor - veprime që çuan në nisjen e procedurës kundër Hungarisë sipas nenit 7 të Traktatit të BE-së dhe në ngrirjen e miliarda eurove nga fondet evropiane.Rregullat e reja që propozon Komisioni Evropian, synojnë të mundësojnë që një shtet anëtar që shënon regres në sundimin e ligjit, të ndëshkohet më shpejt dhe më lehtë sesa ishte e mundur në rastin e Hungarisë.Megjithatë, pyetja kryesore është nëse kjo mund të funksionojë.“Parandalimi i regresit në sundimin e ligjit në shtetet anëtare është jashtëzakonisht i vështirë, siç e kemi parë jo vetëm në Hungari, por edhe në Poloni”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Stephen Blockmans, zëvendësdrejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri.Në Poloni, Qeveria e mëparshme e Partisë Ligj dhe Drejtësi mori kontrollin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe organin përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve, si dhe vendosi masa disiplinore ndaj gjyqtarëve.Për këtë arsye, Komisioni Evropian aktivizoi për herë të parë procedurën sipas

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vjet pas anëtarësimit.Ky është thelbi i strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerimin, e cila u prezantua më 6 tetor.Qëllimi është që blloku të mos ketë më një tjetër Viktor Orban, apo, siç u shpreh më herët komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, të mos pranojë “kuaj troje” që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE.Ish-kryeministri hungarez, Orban, i cili qëndroi në pushtet për 16 vjet, e përdori shpesh të drejtën e vetos për të bllokuar ose vështirësuar vendimmarrjen e BE-së në politikën e jashtme - nga sanksionet kundër Rusisë deri te ndihma financiare për Ukrainën.Por, problemet nisën brenda vetë Hungarisë, me sundimin e ligjit.Pasi mori pushtetin më 2010, ai miratoi një kushtetutë të re, vuri nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe largoi qindra gjyqtarë përmes pensionimit të detyrueshëm.Ai mori kontrollin edhe mbi shumicën e mediave dhe ndryshoi sistemin zgjedhor - veprime që çuan në nisjen e procedurës kundër Hungarisë sipas nenit 7 të Traktatit të BE-së dhe në ngrirjen e miliarda eurove nga fondet evropiane.Rregullat e reja që propozon Komisioni Evropian, synojnë të mundësojnë që një shtet anëtar që shënon regres në sundimin e ligjit, të ndëshkohet më shpejt dhe më lehtë sesa ishte e mundur në rastin e Hungarisë.Megjithatë, pyetja kryesore është nëse kjo mund të funksionojë.“Parandalimi i regresit në sundimin e ligjit në shtetet anëtare është jashtëzakonisht i vështirë, siç e kemi parë jo vetëm në Hungari, por edhe në Poloni”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Stephen Blockmans, zëvendësdrejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri.Në Poloni, Qeveria e mëparshme e Partisë Ligj dhe Drejtësi mori kontrollin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe organin përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve, si dhe vendosi masa disiplinore ndaj gjyqtarëve.Për këtë arsye, Komisioni Evropian aktivizoi për herë të parë procedurën sipas

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…