PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Tensioni i gjakutTensioni mund të dalë deri në 19 njësi më i lartë: Gabimi që shumë njerëz bëjnë gjatë matjes
2 min čitanja
Tensioni i gjakut

Tensioni mund të dalë deri në 19 njësi më i lartë: Gabimi që shumë njerëz bëjnë gjatë matjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një veprim që duket i parëndësishëm mund të ndryshojë rezultatin dhe të krijojë shqetësim të panevojshëmMatja e tensionit arterial është një procedurë e zakonshme, por një gabim që shumë njerëz e bëjnë pa e kuptuar mund të ndikojë ndjeshëm në rezultat: të folurit gjatë matjes.Edhe një bisedë e shkurtër mund ta rrisë përkohësisht tensionin, duke bërë që aparati të tregojë vlera më të larta sesa ato që personi ka në gjendje qetësie.Për një rezultat të besueshëm nuk mjafton vetëm një aparat cilësor. Rëndësi kanë edhe pozicioni i trupit, pushimi përpara matjes dhe heshtja gjatë procedurës.Sa mund ta rrisë tensionin një bisedë?Sipas një rishikimi sistematik të publikuar në vitin 2017 në revistën shkencore Journal of Hypertension, ku u analizuan mbi 300 studime për faktorët që ndikojnë në saktësinë e matjes së tensionit arterial, të folurit mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme të vlerave.Në gjashtë studime që shqyrtuan ndikimin e bisedës gjatë matjes, u regjistruan këto ndryshime:Tensioni sistolik (vlera e sipërme): rritje prej 4 deri në 19 mmHg. Tensioni diastolik (vlera e poshtme): rritje prej 5 deri në 14,3 mmHg.Kjo nuk do të thotë se tensioni rritet njësoj te të gjithë. Ndikimi ndryshon sipas personit dhe aktivitetit gjatë matjes. Në disa studime pjesëmarrësit lexonin ose numëronin me zë, ndërsa në të tjera zhvillonin biseda të zakonshme apo diskutonin tema stresuese, transmeton Telegrafi.Pse rritet tensioni kur flasim?Të folurit aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe mund të nxisë reagime fiziologjike që ndikojnë përkohësisht në tensionin arterial dhe ritmin e zemrës.Një nga shpjegimet lidhet me aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili përgatit organizmin për aktivitet dhe stres. Ky reagim mund të shoqërohet me rritjen e veprimit të hormoneve, përfshirë adrenalinën.Prandaj, gjatë matjes duhet të qëndroni të qetë dhe të mos flisni, madje as për t'iu përgjigjur një pyetjeje të shkurtër.Gabimet e tjera që mund ta ndryshojnë rezultatinPërveç bisedës, në sak

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një veprim që duket i parëndësishëm mund të ndryshojë rezultatin dhe të krijojë shqetësim të panevojshëmMatja e tensionit arterial është një procedurë e zakonshme, por një gabim që shumë njerëz e bëjnë pa e kuptuar mund të ndikojë ndjeshëm në rezultat: të folurit gjatë matjes.Edhe një bisedë e shkurtër mund ta rrisë përkohësisht tensionin, duke bërë që aparati të tregojë vlera më të larta sesa ato që personi ka në gjendje qetësie.Për një rezultat të besueshëm nuk mjafton vetëm një aparat cilësor. Rëndësi kanë edhe pozicioni i trupit, pushimi përpara matjes dhe heshtja gjatë procedurës.Sa mund ta rrisë tensionin një bisedë?Sipas një rishikimi sistematik të publikuar në vitin 2017 në revistën shkencore Journal of Hypertension, ku u analizuan mbi 300 studime për faktorët që ndikojnë në saktësinë e matjes së tensionit arterial, të folurit mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme të vlerave.Në gjashtë studime që shqyrtuan ndikimin e bisedës gjatë matjes, u regjistruan këto ndryshime:Tensioni sistolik (vlera e sipërme): rritje prej 4 deri në 19 mmHg. Tensioni diastolik (vlera e poshtme): rritje prej 5 deri në 14,3 mmHg.Kjo nuk do të thotë se tensioni rritet njësoj te të gjithë. Ndikimi ndryshon sipas personit dhe aktivitetit gjatë matjes. Në disa studime pjesëmarrësit lexonin ose numëronin me zë, ndërsa në të tjera zhvillonin biseda të zakonshme apo diskutonin tema stresuese, transmeton Telegrafi.Pse rritet tensioni kur flasim?Të folurit aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe mund të nxisë reagime fiziologjike që ndikojnë përkohësisht në tensionin arterial dhe ritmin e zemrës.Një nga shpjegimet lidhet me aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili përgatit organizmin për aktivitet dhe stres. Ky reagim mund të shoqërohet me rritjen e veprimit të hormoneve, përfshirë adrenalinën.Prandaj, gjatë matjes duhet të qëndroni të qetë dhe të mos flisni, madje as për t'iu përgjigjur një pyetjeje të shkurtër.Gabimet e tjera që mund ta ndryshojnë rezultatinPërveç bisedës, në sak

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…